Flash News

E-TJERA

Kritiku i Bashës: Vetëm një gomar do ta besonte se kreu i PD do të zhdukte kasetën nga masakra e Krushës së Madhe

Kritiku i Bashës: Vetëm një gomar do ta besonte se kreu i PD do

Deputeti Halit Valteri, një kritik i kreut të PD deklaron se nuk e beson se kreu i PD, Lulzim Basha ka gisht në zhdukjen e kasetës nga masakra e Krushës së Madhe.

Kritiku i Bashës: Vetëm një gomar do ta besonte se kreu i PD do

I ftuar në emisionin  Arena në RTV ORA, Valteri thotë se dihet se UNMIK ka pasur rregulla strikte.

“Akuzohet lideri i opozitës shqiptare si tradhtar i kombit, dhe njeriu që çoi ata 4 komandantët e luftës drejt Hagës. Vetëm një gomar do ta besonte se Lulzim Basha kishte në dorë të merrte një kasetë dhe ta zhdukte atë, ku dihet shumë mirë se UNMIK, ka pasur rregulla strikte dhe ka qenë shumë i organizuar dhe një përkthyes mund të zhdukte prova shumë të vlefshme, pasi aty iu pasqyrua botës gjenocidi serb, aq më tepër që dëgjojmë një dëshmitar që natën flas me të vdekurit dhe pi një cigare, dhe ditën akuzon liderin e opozitës.

Bashën nuk duhet ta kritikojmë për një ngjarje të 20 viteve më parë por për atë që po bën me drejtimin e Partisë Demokratike”, thotë Valteri.

Të fundit