Flash News

E-TJERA

Kriza/ BSH pesimiste për ekonominë: Inflacioni i lartë, pritet thellim i deficitit buxhetor dhe rritje çmimesh

Kriza/ BSH pesimiste për ekonominë: Inflacioni i lartë, pritet

Banka e Shqipërisë ka parashikuar rritje të fortë inflacioni, thellim të deficitit buxhetor dhe përkeqësim të bilancit buxhetor.

Gjatë prezantimit të raportit të stabilitetit financiar të gjashtëmujorit të dytë 2022, Banka thekson se rritja e inflacionit do të sjellë shtrenjtim të kostove të prodhimit, uljen e konsumit, investimeve dhe ngadalësimin e rritjes ekonomike.

Duke nënvizuar faktin se këto janë pasoja të luftës në Ukrainë, BSH shton se sektori bankar i Shqipërisë nuk pritet të ndikohet nga kjo situatë.

Pritet që kohëzgjatja e ndikimit negativ në ekonomi do të jetë mbi 1 vit. Sektorët që pritet të ndikohen më së shumti janë energjia, drithërat, ndërtimi e turizmi.

Sa i përket tregut të pasurive të paluajthme, BSH thotë se çmimet e banesave në Tiranë janë rritur nga 8.4% në 12.5%.

 

Të fundit