Flash News

E-TJERA

Kriza e çmimeve, eksperti sqaron me shifra: Inflacioni në vend është më i lartë nga sa raportohet

Kriza e çmimeve, eksperti sqaron me shifra: Inflacioni në vend

Eksperti i ekonomisë dhe financave, Dritan Shano ka sqaruar me shifra se si inflacioni në vend është më i lartë se sa raportohet.

I ftuar në studion e “Radari Informativ” në Abc, Shano tha se e vetmja mënyrë që shtresat në nevojë të përballojnë krizën e çmimeve është paraja cash.

Ai theksoi se indeksimi i pensioneve që ka bërë qeveria nuk e mbulon rritjen e inflacionit, pasi çmimet e shportës janë disafish më të larta, ndryshe nga mesatarja 8.1% që nxjerrin institucionet qeveritare.

 “Masat që janë marrë janë ato masa që duhet të merrte çdo qeveri pa bujë, indeksimet me inflacionin nuk janë as masa, ato janë normaliteti më i madh i mundshëm. Ne kemi indeksim të pensioneve, inflacioni që pak më parë ishte 8.1% për shtatorin, por një individ shqiptar, jo pensionist, harxhon 48-52% të çdo 100 lekëshi që fiton, pensionisti harxhon edhe më shumë për tu ushqyer.

Buka e gojës është 14%, bukë dhe drithëra 7.3%, vajrat 30%, pra inflacioni që i intereson qytetarit është disa-fish më i lartë se inflacioni mesatar. Rritjet që ofron qeveria e bëjnë të papërballueshëm nga pensionistët për të përballuar jetesën.

Veshje dhe këpucë e ka inflacionin 3%, po ti mbledhësh këto del 8.1%, por inflacioni në Shqipëri është shumë më i lartë”, tha eksperti.

Të fundit