Flash News

E-TJERA

Kriza e çmimeve kulmoi në Nëntor/ Shqiptarët shpenzuan më shumë për transport dhe ushqime

Kriza e çmimeve kulmoi në Nëntor/ Shqiptarët shpenzuan

Kriza e çmimeve të konsumit ka arritur kulmin në muajin Nëntor. Sipas statistikave të INSTAT, indeksi i çmimeve të konsumit për muajin Nëntor ishte 3.1% krahasuar me muajin Dhjetor të vitit 2020 që ishte 1.6%.

Ndikimin më të madh në rritjen e çmimeve e kanë dhënë mallrat e grupit: transport me 8.8%, ushqime dhe pije joalkoolike me 5.0% për të vijuar më pas me argëtimin, komunikimin, hotele, kafene, restorante dhe shumë të tjera.

“Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Nëntor 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 8,8 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 5,0 %, “Argëtim dhe kulturë” me 3,8 %, “Komunikimi” me 3,2 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,4 % “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,7 %, “Veshje dhe këpucë” dhe “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,6 % secili, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Shëndeti” me 0,8 % secili, “Shërbimi arsimor” me 0,5 %. Ndërsa, grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u ul me 0,5 %”, thuhet në raportin e INSTAT.

Kriza e çmimeve kulmoi në Nëntor/ Shqiptarët shpenzuan

Sa i përket grupit të ushqimeve, vihet re një trend në rritje i grupit të frutave me 13.9%, më pas vijnë “vajra dhe yndyrna” me 8,7 %, “bukë dhe drithra” me 6,6 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 5,5 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 5,1 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 4,3 %.

Kriza e çmimeve kulmoi në Nëntor/ Shqiptarët shpenzuan

Të fundit