Flash News

E-TJERA

Kriza e emigrantëve, thirrja e priftit britanik: Mos i ktheni shqiptarët! Skocia dhe Anglia kanë nevojë për ta

Kriza e emigrantëve, thirrja e priftit britanik: Mos i ktheni

Kriza e migrantëve në Mbretërinë e Bashkuar: Kryetari i Këshillit të Famullisë Manston bën thirrje që shqiptarët të 'përdoren' në Skoci        

Emigrantët shqiptarë protestuan dje në Londër pranë urës ‘Westminster’ pas deklaratave të Sekretares së Brendshme Suella Braverman, e cila i etiketoi shqiptarët si ‘kriminelë’ ndërsa ju referua kalimeve të paligjshme përmes kanalit të La Manshit.

Kryetari i Këshillit të Famullisë Manston, Guy Wilson, ka një tjetër këndvështrim për emigrantët shqiptarë.

Ndryshe nga qeveria britanike e cila është vendosur t’i japë fund emigracionit të jashtëligjshëm dhe të pengojë kalimin e shqiptarëve, prifti britanik ngre nevojën për thithjen e më shumë emigrantëve në Britani.

I pyetur se çfarë duhet bërë me emigrantët, Guy Wilson tha për "The Epoch Times", se shteti e ka detyrë ligjore të kudjeset për ta.

“Përgjigja ime politikisht korrekte është se ne kemi një detyrë ligjore që të kujdesemi për ta, t'i pengojmë ata, të ofrojmë strehim dhe ushqim për ata”, ka thënë Wilson.

Këshilltari i famullisë na Manston theksoi se Britania ka nevojë për forcë punëtore dhe shqiptarët mund t’i bashkohen puntorëve në Angli ose Skoci për të rritur fuqinë ekonomike.

“Ne kemi një fuqi punëtore të reduktuar në Angli dhe Skoci dhe shumë nga këta emigrantë të rinj nga Shqipëria, ata të moshës 18 deri në 30 vjeç, mund të shpresojmë të përdoren nga Nicola Sturgeon. Ata mund të bashkohen me fuqinë punëtore. Ata mund të marrin leje pune për të punuar në Skoci dhe të rrisin në mënyrë të konsiderueshme ekonominë dhe produktivitetin skocez”, ka thënë Wilson.

Britania po vuan nga mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, veçanërisht në industrinë e ndërtimit, dhe qeveria i ka dhënë këshillit lokal në Thanet - rajoni që përfshin Manston - një objektiv për ndërtimin e 17,000 shtëpive deri në vitin 2031.

Më shumë se 40,000 emigrantë të paligjshëm kanë kaluar Kanalin Anglez këtë vit dhe, kur objekti Western Jetfoil në portet e Doverit u bë shumë i vogël, Home Office mori në fillim të këtij viti tokën e ish RAF në Manston.

Emigrantët supozohet t'i nënshtrohen kontrolleve të sigurisë dhe identitetit atje përpara se të transferohen në strehimore të tjera, ndërsa kërkesat e tyre për azil shqyrtohen.

Të fundit