Flash News

E-TJERA

Pandemia/ BE disburson 90 milion euro ndihmë ekonomike për Shqipërinë

Pandemia/ BE disburson 90 milion euro ndihmë ekonomike për

Komisioni Europian në emër të BE-së, ka disbursuar këtë të mërkurë 90 milion euro për Shqipërinë në kuadër të programit të tij të ndihmës makro-financiare (MFA) lidhur me pandeminë COVID-19. Lajmi është bërë me dije nga Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë.  Ky fond do të ndihmojë Shqipërinë në rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike të vendit.

Diplomati europian në Tiranë, Luigi Soreca thekson se me këtë veprim BE-ja tregoi se gjendet krah shqiptarëve në luftë kundër pandemisë dhe pasojave të saj

"COVID19 nuk njeh kufij: BE qëndron në krah të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj në këto kohë të vështira. Ky disbursim i parë prej 90 milion eurosh do të kontribuojë në zbutjen e pasojave të rënda negative socio-ekonomike të pandemisë, duke mbështetur kategoritë e prekshme në Shqipëri. Një disbursim i dytë i prej 90 milion eurosh të tjera do të pasojë më vonë këtë vit, me përmbushjen e kushteve të politikave. Ky program është një demonstrim tjetër i fortë dhe konkret i solidaritetit të BE-së me Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë në një kohë krize të paprecedentë," shprehet ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

Fondet e MPJ do të vihen në dispozicion për 12 muaj në formën e huave me kushte shumë të favorshme për të ndihmuar këto vende të mbulojnë nevojat e tyre urgjente të financimit.

Përmes kësaj ndihme, BE-ja shpreh solidaritetin e saj në krah të  Shqipërisë dhe qytetarëve të saj në këto kohë të vështira.

Të fundit