Flash News

E-TJERA

Kriza e Polonisë dhe enigma e skemës së Sylvihnos, arsyet pse Shqipëria mund të dalë me pikë nga Varshava

Kriza e Polonisë dhe enigma e skemës së Sylvihnos, arsyet pse

Kualifikueset e “Euro 2024” nisin sot për Shqipërinë, ku në mbrëmje do të përballen me Polonië në Varshavë. Një duel mjaft interesant dhe i shumëpritur për ne pasi është ndeshja ku do të debutojë trajneri i ri Sylvihno.

Edhe pse polakët janë favoritë përshkak të prestigjit që kanë dhe luajnë në fushën e tyre, përsëri janë disa arsye që e bëjnë Shqipërinë të besojë se mund t’ja dalë mbanë.

E para është se ka një grup lojtarët që luajnë në nivele të larta dhe fakti që kanë kohë që luajnë bashkë, nuk krijon konfuzion.

E dyta është se me ardhjen e një trajneri të ri, futbollistët janë të predispozuar që të japin diçka më shumë, pasi kjo ndeshje është tregues edhe për sfidat e ardhshme se kush do e meritojë fanellën e titullarit.

E treta është se Polonia humbi ndeshjen e parë ndaj Çekisë në një rezultat zhgënjyes për Leëandoëskin me shokë dhe gjendja e ekipit nuk është e mirë pas polemikave për shpërblimin e Botërorit.

E katërta është skema e re që pritet të përdorë Shqipëria. Pa asnjë ndeshje të mëparshme, kombëtarja jonë është enigmë tani për kudnërshtarët pasi trajneri i ri ka kërkuar futboll sulmues dhe me 3 lojtarë ofensivë përpara, gjithçka mund të ndodhë.

E pesta është që Shqipëria luan për dy rezultate, ku edhe pse të gjithë do të donim që të merrnim 3 pikët, prap se prap një barazim nuk do ishte për tu hedhur poshtë.

Ndeshja luhet sonte në orën 20:45./PANORAMASPORT

Të fundit