Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kriza energjetike/ Ekspertët: Shqipëria ka potencial hidro-elektrik, një menaxhim i mirë ul importin

Në Shqipëri po debatohet gjerësisht këto ditë mbi krizën energjetike të paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama. Ekspertë të sektorit energjetik thonë se rritja e çmimit të gazit në tregjet ndërkombëtare, i nevojshëm për prodhimin e energjisë, prek edhe tregun shqiptar. Për të zbutur efektet e krizës, ata sugjerojnë uljen e importit dhe rritjen e prodhimit vendas, përmes hidrocentraleve. Ky prodhim aktualisht mbulon mbi 70% të nevojave të konsumit. Studiues të sektorit energjetik, nënvizojnë se ka mjaft rëndësi në këtë proces dhe një menaxhim më i mirë i sektorit energjetik.
Kriza energjetike e paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama, si pasojë e rritjes së çmimit të gazit në tregun ndërkombëtar, ka nxitur një valë të gjerë debati në qarqet e ekspertëve të fushës dhe ato politike. Në Shqipëri 70-75% të nevojave për energji elektrike prodhohen në vend nga burime hidrike, dhe 25-30% importohen, nga tregjet rajonale dhe europiane.
Korporata elektroenergjitike shqiptare i tha Zërit të Amerikës se rezervat energjetike të kaskadës në Hidrocentralin më të madh të vendit, në atë të Fierzës, janë ruajtur. Ato janë sa mesatarja shumëvjeçare për këtë periudhë të vitit dhe se nuk rrezikohen nga prurjet e ulëta, sipas KESH, që janë 60% më pak se mesatarja shumëvjeçare. Bazuar në të dhënat e kësaj korporate, niveli i hidrocentralit të Fierzës është 270.43 metra mbi nivelin e detit nga 296 që është maksimalja, ai i Komanit 170.50 metra nga 176, dhe i Vaut të Dejës 73.30 nga 76 metra, të cilat konsiderohen nga ekspertët kuota normale për sezonin.
Por vëmendja sot qëndron tek importi i energjisë elektrike me çmim disa herë më të lartë, se mesatarja e çmimeve gjatë viteve të fundit. Ekspertët argumentojnë se në tregjet ndërkombëtare, çmimet e energjisë janë rritur si pasojë e rritjes së çmimit të gazit, që përdoret për prodhimin e saj.
Ata thonë se këto tendenca ishin shfaqur para fillimit të Pandemisë së Covid 19.
“Për të qenë realist, në këtë periudhë të vitit ne kemi qenë gjithnjë importues të energjisë elektrike. Dallimi këtë vit nuk është se kishte thatësirë. Vërtet erdhi pak më e fortë se vitet e tjera, por e vërteta është se tregu i jashtëm ka pësuar një ç’balancim të tillë saqë jo vetëm burimet janë vështirë për t’u gjetur, por dhe aty ku gjendet çmimi i energjisë është i lartë. Marr si shembull gazin në tërësi. Ka një rritje të jashtëzakonshme të kërkesës në treg. Kina po e dyfishon kërkesën. Kina është një konsumator shumë i madh. Edhe India ka kërkesë shumë të lartë. Brenda Evropës të gjitha vendet po zëvendësojnë lëndët energjetike ma bazë karbonin, fosilet. Gjithashtu po zëvendësojnë centralet bërthamore dhe po kalojnë në termocentrale me gaz. Janë politikat ambientale, janë protokollet e Kiotos, e kështu me radhë që e diktojnë këtë. BE ka vendosur afate në këtë proces, 2022 dhe 2035. Të gjitha vendet do të reduktojnë CO2, karbonin. Pra është rritur kërkesa për energji tjetër, konkretisht për gazin”- i tha Zërit të Amerikës Pajtim Bello, ekspert në fushën e energjisë.
Gjergj Bojaxhi, ish drejtues në sektorin energjetik, thotë se importi i energjisë me çmim më të lartë lidhet, jo vetëm me rritjen e çmimit të gazit në rajon dhe Evropë, por dhe me mangësitë në marrjen e masave nga strukturat shtetërore në vend, për menaxhimin e krizave të tilla.
“Sistemi ynë energjetik është i lidhur me atë ballkanik dhe evropian. Të thuash që nuk prekemi nga kriza nuk është e saktë. Por përderisa kjo krizë energjetike për momentin është e përkohshme, mund të jetë dhe vetëm disa muaj, atëherë ka hapësirë për ta mbajtur atë nën kontroll, duke përmirësuar menaxhimin e sektorit energjetik, duke ulur humbjet të cilat janë 22.22%. Humbjet që i njihen nga ERE, OSHE-së janë vetëm 16.5%. Vetëm nëse marrim këtë diferencë mes humbjeve faktike të OSHE-së, që vjen si shkak i keqmenaxhimit të tyre, dhe humbjeve që njihen nga ERE, ky 6.5% i humbjeve nëse konvertohet në vlerë me çmimet e bursës, që duhet të importohet kjo sasi për kompensim, vetëm për këtë vit deri në fund të tij do shkonte afërsisht 80 milion euro. Kështu që, ja ku i kemi fondet nëse bëjmë një mirëmenaxhim të kompanisë për të amortizuar rritjet e çmimit të tregut, të cilat nuk janë 100% e konsumit në vend. Janë maksimumi vetëm 30% i tij” – u shpreh për Zërin e Amerikës Gjergj Bojaxhi, ish-drejtor i KESH.
Në Shqipëri gjatë dy dekadave të fundit, janë privatizuar 4 hidrocentrale, ai i Shkopetit i Ulzës dhe Bistrica 1 e 2, si dhe janë ndërtuar përmes kontratave konçensionare nga investitorët vendas dhe të huaj mbi 200 hidrocentrale të vegjël, të cilat prodhojnë rreth 25% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike në vend. Prej tyre, një numër jo i konsiderueshëm kanë fuqi të madhe prodhimi.
Zv. President i Konfindustria Albania, (shoqata e industrialistëve italianë në Shqipëri) Giordano Gorini, një prej investitorëve në hidrocentrale të vegjël, thotë se, kërkesat e vazhdueshme të prodhuesve të energjisë së rinovueshme, drejtuar qeverisë, për hartimin e politikave afatgjata në sektorin e energjisë, nuk janë marrë në konsideratë.
“Shqipëria është një vend që energjinë e prodhon nga burime 100% të rinovueshme, siç janë hidrocentralet. Por politika e qeverisë shqiptare, këto vite ka qenë një politikë veçanërisht komerciale. Ta shpjegoj më mirë: qeveria ka kërkuar që të blejë diferencën e energjisë që konsumohet në vend, nga energjia që prodhohet. Deri tani kjo politikë ka pasur avantazhe sepse i ka lejuar OSHE-së të blejë energjinë me një çmim më të ulët nga ai që shisnin energjinë. Por tani që çmimi i importit është rritur shumë, kuptohet që kjo politikë komerciale e emergjencës, është afatshkurtër. Kjo është arsyeja e krizës. Shqipëria ka një potencial hidro-elektrik dhe mund ta shtojë kapacitetin e prodhimit të brendshëm me 33%. Me këtë shtesë të prodhimit të hidrocentraleve, do të mund të plotësonte kërkesat e brendshme për energji. Prej 5-6 vitesh Shoqata e Prodhuesve të Energjisë së rinovueshme ka kërkuar nga qeveria një tryezë teknike së bashku me sipërmarrësit të cilët duhet të investojnë shuma të mëdha, sepse sektori hidro -elektrik kërkon investime me kapitale të fuqishme. Efektet e krizës nuk evitohen sot dhe nesër. Ajo që ne i sugjerojmë me forcë, qeverisë shqiptare është një tryezë negociatash mes sipërmarrësve për të përballuar së bashku këtë krizë” – tha për Zërin e Amerikës, Giordano Gorini, Zv. President për çështje të energjisë, Konfindustria Albania, shoqatë e industrialistëve italianë në Shqipëri.
Eksperti i sektorit të energjisë Pajtim Bello, thotë se Shqipëria nuk ka siguri energjetike.
“Siguria energjetike është si siguri kombëtare. Por nëse një qeveri nuk e ka në koncept këtë, mos prit të marrë masa të tjera, kur ajo merr nga thesi i sigurisë dhe nxjerr jashtë, siç ndodhi me dy hidrocentrale në lumin Mat, dhe dy hidrocentrale në Bistricë, që ishin perla të sistemit energjetik, ndër të parat që janë ndërtuar në Shqipëri. Kaskada e Drinit duhet të mbetet publike. Edhe ajo që do investohet dhe ajo që është, sepse do të rrisë sigurinë. Duke parë që jemi vend i varfër duhet të ketë mbrojtje sociale për popullatën, të mendosh që çmimet e energjisë dhe mund të rriten. Në vend që të marrësh masa sociale e kompenson me këtë prodhim publik”- tha Pajtim Bello, ekspert për çështje të energjisë.
Mjaft ekspertë mendojnë se nuk ka vend për të rritur çmimet e energjisë elektrike për konsumatorët shqiptarë, nëse çmimet e energjisë në tregun ndërkombëtar do të jenë të larta për një periudhë kalimtare duke marrë në konsideratë, sipas tyre se ka mjaft hapësira për të përmirësuar dhe menaxhimin e këtij sektori./ VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38