Flash News

E-TJERA

Kriza energjetike, eksperti i ekonomisë: Do të shkaktojë destabilitet social

Kriza energjetike, eksperti i ekonomisë: Do të shkaktojë

Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa ka komentuar situatën e krizës energjetike dhe rritjes së çmimeve që ka përfshirë vendin tonë.

I ftuar në ABC, Xhepa thotë se kjo krizë do të prekë më shumë xhepat e familjeve të varfra dhe të pensionistëve.

Po ashtu, sipas Xhepës kriza do të çojë në rritjen e normave të interesit në bankat qendrore, e më tej të borxhit publik, ndërkohë rritja e çmimeve gërryen të ardhurat e qytetarëve, sidomos tek familjet që jetojnë me të ardhurat nominale.

Në raportin e saj FMN nuk kishte gjë tjetër veçse një kambanë alarmi . Rritja e çmimeve ishte e reja e vetme, rreziqet manifestohen në këtë mënyrë ku rreziqet e deflacionit të rënieve të çmimeve ka më shumë se një dekadë që ne po përjetojmë inflacion, që do të çojë në rritjen e normave të interesit në bankat qendrore.

Rritja e normave të interesit me stimuj fiskal të paprecedentë të borxheve publike kjo është një situatë e rrezikshme, pasi rritja e normës së interesit do të rritet boshti i borxhit. Rritja e çmimeve gërryen të ardhurat e qytetarëve, sidomos tek familjet që jetojnë me të ardhurat nominale dhe rritja e inflacionit gërryen vlerën e parasë.

Qytetarët mund të marrin të njëjtën rrogë por me rritjen nuk mbushin më të njëjtën shportë me ushqime. Në Shqipëri pavarësisht se 40% e shportës shkon për ushqimet pesha që shkon për ato. Struktura e shpenzimeve për të varfrit është më e vështirë.  Ndërkohë perimet dhe frutat që janë komponent i rëndësishëm në familje kanë shkuar deri në 18%. Kambana e dytë e alarmit është kujdes me agjendën sociale, pasi rritja e çmimeve ka çuar në destabilitetin social. Shumë vende Evropiane i tremben një gjëje të tillë.

Pensionistët që shpenzojnë për medikamente, dhe janë më të disiplinuarit për pagesat dhe më të varfrit mund tu preket ndjeshëm jetesa. Ne kemi një avantazh tjetër që është tipar dallues për shoqëritë e varfra dhe ne kemi një kapital suporti, pra ato do të mbështeten te familjarët e tyre”, ka thënë Xhepa.


 

Të fundit