Flash News

E-TJERA

Kriza energjetike në Shqipëri, eksperti: Çështje keqmenaxhimi, do të ketë efekt ‘domino’ mbi bizneset

Kriza energjetike në Shqipëri, eksperti: Çështje

Rritja e çmimit të karburanteve në Shqipëri, ashtu sikurse edhe në botë, ka shkaktuar jo pak debate e polemika lidhur me pasojat dhe skenarët e mundshëm që i nevojiten për të dalë nga situata.

Në një lidhje për Euronews Albania, eksperti i ekonomisë Zef Preçi tha se shkak i mbërritjes në këtë fazë është keqmenaxhimi i shpërndarjes në sistemin energjetik. Ai theksoi se tregu ndërkombëtar nuk është përcaktues për ekonominë shqiptare, për aq kohë sa nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me njëra-tjetrën.

“Fakti që ekonomia jonë është e palidhur me ekonominë ndërkombëtare në sektorë strategjikë, por që varet vetëm nga importet e ushqimeve, ndikimi i jashtëm duhet vlerësuar, por nuk është përcaktues. Përcaktues është keqmenaxhimi i shpërndarjes në sistem, që ka përkeqësuar ekonominë. Shqipëria importon gjithë sasinë e karburanteve që konsumon, ndërkohë që baras me këtë sasi është prodhimi vendas. Me prodhimin e brendshëm mund të mbulonim jo vetëm nevojat tona, por edhe të eksportonim,” ka thënë eksperti i ekonomisë.

Preçi theksoi se rritja e çmimit të energjisë do të krijojë një efekt domino mbi bizneset, teksa shtoi se blerjet emergjente të qeverisë “duket të kushtueshme dhe të dyshuara për korrupsion.”

 

Të fundit