Flash News

E-TJERA

Kriza energjetike, Shkodra: Shtresat në nevojë nuk do t’i shpëtojnë rritjes së çmimeve, do ta marrin në faturat e përditshme

Kriza energjetike, Shkodra: Shtresat në nevojë nuk do t’i

Sekretari i Shoqatës së Prodhuesve, Arben Shkodra thotë se kategoria e personave në nevojë nuk do të shpëtojnë nga rritja e çmimeve për shkak të krizës energjetike.

I ftuar në emisionin “Debat” në A2 CNN, Shkodra thotë se nëse rritja nuk do të pasqyrohet te fatura e dritave, atëherë do ta marrin atë në faturat e tyre të përditshme.

“Qeveria thotë se nuk do të vendosë një shtesë në faturën e dritave për shtresat në nevojë, kjo kategori do të shkojë sërish në dyqan dhe do të gjejnë çmime të kripura për shkak se lokomotiva e ka marrë shtesën e krizës. Kjo është një propagandë, por nuk është kurrë një masë ekonomike e mirëmenduar. Nuk do të vijë në faturë në fund të muajit, por në të gjitha faturat e përditshme ti do ta kesh të karikuar. Nuk ka shtet në botë që në situatë krize të mos ulet të diskutojë me biznesin”, u shpreh Shkodra.

 

 

Të fundit