Flash News

E-TJERA

Kriza energjitike, administratori i OSHEE-së: Shqiptarët e kanë harruar kur iknin dritat, s'ka rritje çmimi deri më 1 janar

Kriza energjitike, administratori i OSHEE-së: Shqiptarët e kanë

Administratori i OSHEE-së Ardian Çela bëri me dije deri më 1 janar të vitit tjetër çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë. Ai shtoi më 1 janar do të paraqitet dhe propozimi nga enti rregullator.

Këto deklarata, Çela i bëri në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm, ku u pyet nga deputetë të opozitës dhe mazhorancës për krizën energjitike në Shqipëri.

Ai deklaroi se OSHEE-së i është dashur të përballojë krizën e shkaktuar nga thatësirat, duke shtuar se KESH nuk ka garantuar sasinë e nevojshme të energjisë për shkak të mungesës së prurjeve.

“Deri më datë 1 Janar nuk preket tarifa. Më datë 1 janar enti rregullator paraqet propozimin. Deri më tani nuk ka aplikuar për asnjë rritje tarife.  Rritje tarifash për 1 milionë abonentë që furnizohen nga OSHEE nuk do ketë. Ne krahasimet i kemi bërë me veten. Shqiptarët e kanë harruar atë periudhë kur iknin dritat.

Ka ende për t’u bërë por përmirësimet janë të dukshme. Në katër vitet OSHEE ka përballuar krizën e thatësirës sepse KESH për shkak të prurjeve nuk ka garantuar sasinë e nevojshme për të furnizuar klientët. I është dashur të ndërpresë investimet për të importuar energji në tregun e lirë. As tarifa nuk është prekur dhe as nuk ka trokitur në derën e qeverisë”, tha Çela. 

Të fundit