Flash News

E-TJERA

Kriza energjitike, eksperti: Britanikëve do iu mungojë gjeli i detit për Krishtlindje. Efektet do ndjehen dhe në Shqipëri

Kriza energjitike, eksperti: Britanikëve do iu mungojë gjeli i detit

Eksperti i energjisë Enzo Aliaj, i cili është dhe konsulent në një sipërmarrje angleze ka folur për krizën që po përjeton Britania e Madhe dhe jo vetëm.

Ai e krahësoi me pandeminë, teksa tha se kjo krizë është tashmë globale. Aliaj u shpreh për “Dekalog” se kriza energjitike ka sjellë rritje të çmimit dhe për produktet e shportës.

Eksperti theksoi se është e pashmangshme që kjo krizë që është përhapur në shumë vende të botës të mos përfshijë Shqipërinë, ndërsa shtoi se efektet mund të jenë më të pakta se në Britani.

"Në fakt në Britani çmimi është rritur. Në Angli ne shikojmë një rritje të çmimeve bazike të qumështit, të bulmetit, makaronave, pra ushimet elementare për një familje. Besoj e keni ndjekur që ne këtu jemi në situatë të keqen edhe për naftë. Për ardhjen e karburantit.

Në këtë lloj forme do vijë edhe në Shqipëri. Ndoshta jo me efektet si Anglia, dhe vendet nordike që kanë dëshirë të jenë të varura 100 për qind nga energjitë e rinovueshme. Ndoshta në Shqipëri nuk ka ardhur akoma kjo valë dhe të shfaqet si këtu por globalizimi mendoj se do ta sjellë dhe do të shfaqet edhe në Shqipëri kriza energjitike", deklaroi Aliaj.

Ky i fundit tha se Britania do të përballet me probleme që kanë të bëjnë me jetëgjatësinë e produkteve. Ai shtoi se anglezëve do iu mungojë Krishtlindja tradicionale dhe mishi.

"Furnizimi i mishit do jetë ato që do ketë një probleme të mëdha. Vetëm përpara disa ditësh kemi patur një lajmërim që ndoshta këtë vit për Krishtlindje mund të harrojmë që të jetë edhe mishi pjesë e tavolinës. Gjithashtu për Krishtlindje ndoshta do mungojë ajo që është tradicionale, gjeli i detit ose mishi. Që anglezët të përfundojnë me tallona këtë nuk e kishim menduar", u shpreh eksperti.

I pyetur nëse qeveria shqiptare do i kërkonte një mendim për këtë situatë ai tha: Mendoj se entet kryesore të shtetit shqiptar si OSHE dhe KESH duhet të bashkëpunojnë në një lloj forme për të arritur një konkluzion që të mos afektohen një numër i madh i familjeve shqiptare. Kriza është globale. Prandaj nuk besoj se mund të shmanget Shqipëria apo të anashkalohet si problem.

Të fundit