Flash News

E-TJERA

Kriza energjitike, Konfindustria kërkon themelimin e Fondit Emergjent: Rrezikohet rendi kushtetues!

Kriza energjitike, Konfindustria kërkon themelimin e Fondit Emergjent:

Shqipëria është prekur nga kriza energjitike, e cila ka sjellë rritje të kostos së jetesës. Duke vlerësuar pasojat e krizës globale të energjisë mbi ekonominë kombëtare, Konfindustria kërkon nga qeveria të themelojë Fondin Emergjent dhe Strategjinë e Menaxhimit të Krizës Energjitike.

Gjithashtu vë theksin te domosdoshmëria e krijimit të Tregut të Përbashkët të Energjisë Shqipëri- Kosovë.

Konfindustria kërkon, që në llogari të Fondit të Energjisë të kalojnë përvec të tjerash edhe financimet e plota ose të pjesshme, që sot bëhen për koncesione, PPP me rëndësi jo parësore si dhe fondet e investimeve kapitale jo të rëndësishme.

Ajo nënvizon se pasojat e krizës globale të energjisë do të jenë shkatërrimtare për biznesin prodhues, industritë dhe qytetarët me falimentime masive, papunësi dhe deri rrezikim të rendit kushtetues, nëse nuk merren masa parandaluese.

 

Të fundit