All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Kriza në PD, Patozi: Në 18 dhjetor nuk parashikoj të papritura, të dyja palët do të shkarkojnë njëri-tjetrin

All - Paragraf - 1

Kriza në PD, Patozi: Në 18 dhjetor nuk parashikoj të papritura,

Përfundimi i dy grupimeve të PD në gjykatë, sipas ish-nënkryetarit të Partisë Demokratike, Astrit Patozi nuk është lajm i keq.

All - Paragraf - 3

Duke folur në studion e “Debat” në A2 CNN, Patozi thotë se gjykata ose vetëgjyqësia ishin rrugët e vetme.

Gjykata ose vetëgjyqësia ishin rrugët e vetme. Tashmë, kemi të bëjmë me dy formacione politike të ndryshme dhe si të tilla, ndarja është e pashmangshme. Por, ndarja nuk është fundi i botës. Antagonizmi i dy palëve ka arritur pika groteske.

Po t’i dëgjosh, sot kanë shkuar aq larg sa nuk do të çuditesha po të bënin njëri-tjetrin edhe vrasës të Avni Rustemit.

Kemi dëgjuar që Basha ka shitur detin, që Berisha ka rrahur ish-krerët e PD-së, që Berisha është ish-komunist i pandreqshëm…

Këtu kemi të bëjmë me degradim. Po degradon një politikë arkaike që nuk ka asnjë raport me të vërtetën”, u shpreh Patozi.

“Në datën 18 dhjetor nuk parashikoj të papritura. Të dyja palët do të shkarkojnë njëri-tjetrin sepse nuk ka shpresë për kompromis politik”, shtoi Patozi.

Të fundit