Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kriza nga covid-19, baret dhe restorantet paralajmërojnë protesta

Pesha e sektorit të akomodimit dhe shërbimit ushqimor në ekonomi është 2,4%. Në këtë sektor sigurojnë jetesën rreth 56 mijë persona. Baret dhe restorantet kanë një kontribut të rëndësishëm në këtë segment. Në vend ka rreth 14 mijë bare dhe rreth 4 mijë restorante, duke na bërë ndër të parët në botë për numrin e lokaleve në raport me popullsinë. Ky segment ka dhe nivelin më të lartë të vetëpunësimit në vend, me rreth 37% të totalit.
Frekuentimi në bare dhe restorante në këtë periudhë shënoi rënie, çka solli reduktim 40% të xhiros për këtë shërbim sipas përfaqësuesit të Shoqatës, Enri Jahaj.
“Edhe pse institucionet shtetërore shpeshherë kanë deklaruar për rrezikun e infektimit gjatë mbrëmjes, nëpër bare dhe restorante, aktualisht pas orës 20:00 në këto njësi, në zonën e ish-Bllokut dhe vende të tjera të Tiranës nuk ka asnjë klient. Njerëzit janë të frikësuar nga infektimi, ndërsa për shumë të tjerë të ardhurat janë reduktuar nga humbja e punës. Shumë biznese po mbyllin aktivitetin, sidomos baret dhe restorantet familjare. Klubet e natës kanë falimentuar, ndërsa taksat dhe detyrimet për ta nuk kanë ndryshuar”.
Parashikimet e Shoqatës të Bareve dhe Restoranteve për një “lockdown” të dytë janë për falimentim të 30% të strukturave të këtij shërbimi në Shqipëri. Enri Jahaj paralajmëron nisjen e protestave, nëse ata nuk do të mbështeten financiarisht nga qeveria.
“Nëse bëjmë retrospektivë, duke parë situatën e infektimeve në fillimet e pandemisë ishim të parët që propozuam mbylljen e bareve dhe kur doli vendimi i muajit mars, rezultonte se gjysma e bizneseve ishin mbyllur. Nga ana tjetër, shumë biznese ende nuk kanë përfituar ndihmën financiare të premtuar nga qeveria, madje shumë prej tyre iu është refuzuar aplikimi për arsye nga më absurdet. Kur ne kërkonim hapjen dhe lehtësimin e masave, ishim të fundit që u dëgjuam dhe përgjigjja që na erdhi nga institucionet ishte, se qeveria ka bërë këtë dhe atë për tërmetin dhe pagat e luftës.
Propagandë, e asnjë zgjidhje. Në kushtet ku po bëjmë biznes, një kufizim pa asnjë lloj ndihme do të ishte katastrofik për të gjithë biznesin HoReCa, duke mos na dhënë asnjë lloj zgjidhje tjetër, përveç daljes në rrugë dhe kërkimit të të drejtave për investimet tona, që të kemi sadopak dinjitet ne dhe stafi ynë”.
Dëmet e COVID-19 tek industria e eventeve
Pavarësisht se në strukturën e ekonomisë, pesha që zë sektori i artit, argëtimit dhe çlodhjes është më e ulëta, rreth 1%, dëmi parashikohet të jetë i lartë për ekonominë, pasi sektorit i janë pezulluar eventet dhe festat e fundvitit. Aktualisht, më të prekurit nga kjo situatë janë kompanitë që merren me organizimin e eventeve. Ndryshe nga sa shpresuan këta operatorë, edhe pas hapjes së ekonomisë, qeveria ende vazhdon të ketë në fuqi vendimin për mosmbajtjen e tyre. Përfaqësuesi i “Geraldina Sposa”, një ndër kompanitë më të mëdha në vend për eventet, Armand Peza, tha për “Monitor” se humbjet monetare për industrinë në tërësi deri tani llogariten 400 mln euro. Sipas tij, dëmet janë shkaktuar nga pezullimi i dasmave, festave familjare në ambiente të mbyllura, mbrëmjeve gala të promocionit që zhvillojnë korporatat, panaireve, ekspozitave, mosfunksionimi i protokollit të shtetit etj. (në këtë periudhë janë mbajtur vetëm festat e ditëlindjeve, kur zhvillohen në ambiente të hapura). Z. Peza parashikon që humbjet të rriten për shkak të moslejimit të festave për fundvit.
Drejtori i “Balkan Film Market”, Andamion Murataj, e konsideron vendimin për pezullimin e aktiviteteve kulturore dhe artistike pa mbështetje financiare, si bumerang për vetë shtetin. “Sektori i artit dhe i kulturës është pjesë integrale e atyre që quhen kreative të industrisë. P.sh., bumi i koncerteve dhe festivaleve të verës lidhet me fluksin e turistëve në plazhe. Sezoni teatror i vjeshtës dhe ekspozitat për periudhën shtator deri për Vitin e Ri lidhet me kthimin e studentëve dhe qytetareve në qytete. Pra arteriet kryesore të ekonomisë shqiptare do të ndikohen rrënjësisht nga mbyllja e vendit.
E rëndësishme është të kuptohet se qeveria, duke mos hedhur investime ekstra në industrinë krijuese, siç po ndodh në çdo vend, në fund do të paguajë kosto të lartë, pasi edhe bumerangu do të jetë më i lartë. Në shtete si Italia, Greqia, Kroacia, etj., nuk është se qeveria e do më shumë artin dhe kulturën që po hedh para me tepri në këta sektorë, thjesht po lehtëson koston financiare që do të paguajë më pas. Pikërisht kjo nuk po arrihet të kuptohet te ne.
Nëse mbyllen bizneset e lidhura me artin dhe kulturën, si mungesë e mbështetjes qeveritare, kostoja është e shumëfishtë, se jo vetëm tkurr ekonominë, rrit papunësinë, por do të rrisë edhe koston që duhet të paguajë qeveria për këta të papunë. Si rezultat do të rritet krimi dhe emigracioni, kostot e të cilave janë përmbytëse për nivelin ekonomik që ndodhet vendi”. Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38