Flash News

E-TJERA

Kriza për krah pune, shqiptarët zëvendësohen me punëtorë nga Nepali

Kriza për krah pune, shqiptarët zëvendësohen me

Mungesa e punonjësve është kthyer në shqetësimin kryesor të bizneseve në vend për shkak të largimeve në masë vitet e fundit, kryesisht drejt vendeve të BE.

Kjo ka bërë që disa biznese në vend të afrojnë punëtorë nga vende të tjera, si psh nga Nepali. 

Në kompaninë e Donika Micit, që prej 30 vitesh është fokusuar në prodhimin e këpucëve, së shpejti do të mbërrijnë 75 punëtorë nga Nepali.

Nepali sepse menduam se ishte vend i pafrekuentuar akoma mirë. Kemi preferuar të arrijmë deri te mosha 45-vjeç. Jam munduar ti marr çifte, të jenë burrë dhe grua të rinj, sepse mendoj se mund të krijojnë një jetë në Shqipëri”, tha ajo për Ora News.

Sipërmarrësja, thotë se i nevojiten të paktën 1 mijë punëtorë. Teksa më parë synonin njerëz të kualifikuar, tani pranojnë edhe pa eksperiencë apo në moshë të madhe.

"Kemi nevojë për fuqi punëtore, e cila po emigron në mënyrë të natyrshme. Edhe për 60-vjeçe ne ofrojmë vend pune. Dy vjet para nuk na shkonte në mend të merrim një person mbi 50-vjeç në punë. Sot na duhen duar, njerëz që kanë dy këmbë dhe dy duar që vijnë për të punuar. Punonjësi për ne është bërë gjëja më e artë që mund të ekzistojë", deklaroi ajo.

 

Të fundit