Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kriza, të ardhurat në Buxhet bien 290 mln euro, rrudhen investimet

Me të ardhurat që kanë rënë me 10.3% për 9 mujorin, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, nga -3% që ishte parashikimi në buxhetin e rishikuar, financat po detyrohen që të rudhin dorën për të kryer shpenzimet.
Ministria e Financave njoftoi se Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën 9 mujore Janar – Shtator 2020 reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve gjatë periudhës së pandemisë dhe lehtësitë fiskale në shtyrjen e mbledhjes apo zerimin e disa taksave. Performanca paraprake reflekton gjithashtu rritjen e shpenzimeve në ndihmë të bizneseve dhe individëve të prekur gjatë periudhës së pandemisë dhe ecurinë e investimeve në kuadër të prioriteve të Qeverisë.
Të ardhurat totale për 9-mujorin e vitit 2020 u realizuan në masën 99 % të planit të 9-mujorit, rishikuar me Aktin e fundit Normativ të Buxhetit.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për 9-mujorin e vitit 2020, u realizuan në masën 92% të planit të periudhës. Në shpenzimet e përgjithshme publike, përfshihet edhe Paketa Financiare Anti COVID-19, e parashikuar përmes dy akteve normative të Buxhetit të vitit 2020.
Në përputhje me parashikimet buxhetore dhe të indikatorëve makroekonomikë, niveli i deficitit në muajin e nëntë të vitit 2020 rezultoi në rreth 58.42 miliardë Lekë, 31.6% më i ulët nga planifikimi prej rreth 85.39 miliardë Lekë.
Të Ardhurat
Të ardhurat totale për 9-mujorin e vitit 2020 u realizuan në masën 307.83 miliardë lekë ose 99 % të planit të 9-mujorit. Krahasuar me një vit më parë të adhurat kanë pasur një tkurrje nga efektet e pandemisë prej 35.7 miliard lekë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rënia është rreth 10.3%.
Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT), u realizuan në masën 270 miliardë lekë, 31.3 miliardë më pak ose -10.4% krahasuar me vitin 2019, si dhe 3.2 miliardë ose 0.8% më pak se plani vjetor (i rishikuar sipas AN 28) për vitin 2020. Në këtë mosrealizim kanë ndikuar faktorë të cilët do të shpjegohen në analizën specifike të secilit prej tatimeve mëposhtë, sipas sqarimit të financave.
Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 109 miliardë lekë, 11.4 miliardë lekë ose 9.5% më pak se 9 mujori i vitit 2019, si dhe 1.2 miliardë lekë ose 1.1% më pak se plani i të ardhurave doganore për 9 mujorin e vitit 2020. Sipas Analizës së 60 grup mallrave, peshën më të madhe të kontributit në totalin e të ardhurave doganore e zë karburanti total me rreth 22.7% të të ardhurave (nga ku 21.9% karburant importi), cigaret me rreth 14% të të ardhurave, si dhe metalet bazë dhe artikujt prej tyre zënë 5.8% të të ardhurave totale doganore. Ndërkohë, ndikimin më të madh në rritjen krahasuar me 9 mujorin e vitit 2019 e kanë dhënë të ardhurat nga importi i sheqerit (58%), dhjamrat shtazore, mielli dhe gruri, etj. Një rënie kundrejt periudhës së mëparshme kanë pasur të ardhurat doganore nga karburantet e importit, karburantet prodhim vendi, energjia elektrike dhe cigaret.
Të ardhurat nga TVSH në import për 9 mujorin rezultojnë 71.5 miliardë lekë, 7.9 miliardë lekë ose 10% më pak se një vit më parë, si dhe 629 milionë ose 0.9% më pak se plani i periudhës Janar–Shtator 2020. Ekzistojnë një sërë faktorësh që kanë ndikuar në mosrealizimin e performancës së tatimit mbi vlerën e shtuar. Rënia e importeve të taksueshme ka ndikuar direkt në uljen e arkëtimeve të TVSH-së në import. Situata ekonomike prej Covid-19 është reflektuar në uljen e të ardhurave nga TVSH-ja e mbledhur në doganë për disa kategori artikujsh. Njëkohësisht, përjashtimi nga skema e TVSH-së e inputeve bujqësore uli TVSH-në në import me 1.4 miliardë lekë përgjatë këtij 9 mujori. Po gjatë periudhës Janar-Shtator 2020, ulja drastike e çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare krahasuar me vitin 2019, ndikoi në uljen e bazës së TVSH-së për karburantet e importit, të cilat zënë një peshë të konsiderueshme rreth 15% në strukturën e TVSH-së në import, duke dhënë efekt negativ prej 1 miliardë lekësh. Gjatë periudhës Janar-Shtator 2020, produktet doganore me efekt pozitiv në të ardhurat e TVSH-së janë sheqeri, mielli dhe gruri, importi i dhjamrave shtazore, të cilat kanë një kontribut pozitiv +0.5 miliardë lekë. Ndër produket me efekt negative renditen energjia elektrike, karburantet, metalet bazë, automjetet e përdorura, etj, me një efekt -4.1 miliardë lekë.
Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 32.1 miliardë lekë, 2.7 miliardë lekë ose 7.9% më pak se e njëjta periudhë e vitit 2019, si dhe realizim 100% e planit të akcizës për këtë 9 mujor. Ndikim të rëndësishëm në të ardhurat nga akciza ka pasur produkti i duhanit në import, me një rritje +12 ton (+19.7%) me një efekt +46 milionë lekë më shumë se 9 mujori i vitit të kaluar, etj. Produktet e akcizës që kishin ndikim negativ janë karburantet e prodhuara në vend, me një rënie prej 59 mijë ton (-70%) krahasuar me një vit më parë, duke sjellë një efekt negativ në akcizë me -2.4 miliardë lekë. Deklarimi i prodhimit të duhanit vendas u rrit nga 21 në 28 ton (+33.3%) gjatë vitit 2020. Akciza e rimbursuar është 460 milionë lekë ose sa 34% e akcizës së rimbursuar në të njëjtën periudhë në vitin 2019.
Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.4 miliardë lekë, 21.6% ose 379 milionë lekë më pak se 9 mujori i vitit të kaluar dhe realizim në masën 78% kundrejt planit, ose 0.4 miliardë lekë më pak. Të ardhurat nga renta minerare e naftës bruto janë 1 miliard lek, 339 milionë ose 24% më pak se renta e vitit 2019 për periudhën Janar – Shtator. Krahasuar me vitin e kaluar, të ardhurat nga renta minerare për naftën bruto kanë rënë si rezultat i rënies së çmimit të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare, me një efekt -473 milionë lekë, por kjo rënie është kompensuar nga rritja në sasinë e naftës bruto të eksportuar me +39 mijë ton, e cila ka sjellë efekt pozitiv në rentë me +134 milionë lekë. Gjatë peridhës Janar-Shtator 2020 kemi një rënie të rentës për njësi nga 3.43 lekë/ton në 2.38 lekë/ton. Ndërkohë, të ardhurat nga mineralet e eksportuara kanë pësuar rënie në masën 44 milionë lekë, për shkak të rënies së së sasisë së mineraleve me 10.8%, me efekt 38 milionë lekë, efekt ky që është shoqëruar me një rënie të lehtë të çmimit të mineraleve në tregjet ndërkombëtare (-1.9%), me efekt – 6 milionë lekë. Gjatë 9 mujorit 2020 kemi një qëndrueshmëri të rentës për njësi në nivelin 0.21 lekë/ton.
Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 4.5 miliardë lekë, 0.34 miliardë lekë ose 7.2% më pak se 9 mujori i vitit fiskal 2019, si dhe 236 milionë lekë ose 5% më pak se plani i vitit 2020. Peshën më të madhe në taksën doganore e zënë produket si cigaret (11%), mish importi (10.%), fruta – perime (9%), kimikate inorganike (8.9%), materialet e ndërtimit (5.9%), metalet bazë dhe artiukujt prej tyre (6.1%), etj.
Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT) u realizuan në masën 160.6 miliardë lekë, 19.9 miliardë ose 11% më pak se e njejta periudhë e vitit të kaluar, si dhe 816 milionë lekë, ose 0.5% më pak se plani 9 mujor i të ardhurave tatimore. Peshën kryesore në mosrealizimin e planit e zë mosrealizimi i Taksës Nacionale.
Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (bruto), u realizua në masën 33.3 miliardë lekë, 2.5 miliardë ose 7.1% më pak se 9 mujori 2019, si dhe 3.7 miliardë ose 10% më pak se plani i TVSH për tu arkëtuar gjatë Janar-Shtator 2020. Mosrealizimi i të ardhurave nga TVSH-ja bruto vjen si pasojë e efekteve të pandemisë Covid-19. Rimbursimet për periudhën Janar-Shtator 2020 arritën 11.9 miliardë lekë, 2.6 miliardë lekë ose 18.1% më pak se viti i 9 mujori 2019, si dhe 3.7 miliardë lekë ose 23.9% më pak se plani i rimbursimit të TVSH-së për Janar-Shtator 2020.
Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 19.9 miliardë lekë, për shkak të shtyrjes së kësteve të pagesës së tatimit mbi fitimit në ndihmë të biznesit. Këto të ardhura janë realizuar 7.2 miliardë lekë, ose 26.6% më pak se 9 mujori 2019, si dhe 561 milionë lekë ose 2.7% më pak se plani Janar-Shtator 2020 për Tatimin mbi Fitimin.
Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 25.8 miliardë lekë, 11.6 miliardë lekë ose 31.1% më pak se e njëjta periudhë e vitit 2019, si dhe 2.2 miliardë ose 8% më pak se plani për perudhën Janar-Shtator 2020. Faktori kryesor në mosrealizimin e Tatimit mbi të Ardhurat Personale është reduktimi i numrit të të punësuarve nga ana e tatimpaguesve si pasojë e Covid 19.
Taksat nacionale, për peridhën Janar-Shtator 2020 u realizuan në masën 25.4 miliardë lekë, 986 milionë lekë ose 3.7% më pak se 9 mujori 2019, si dhe162 milionë lekë ose 0.6% më pak se plani i përcaktuar.
Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 69.4 miliardë lekë, 487 milionë lekë ose 0.7% më pak se 9 mujori 2019, si dhe realizim thuajse 102.1% të planit Janar-Shtator 2020.
Shpenzimet
Shpenzimet e përgjithshme publike, për 9-mujorin e vitit 2020, arritën në 366.25 miliardë lekë me një realizim në masën 92.44% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 ky zë ka rezultuar 5.9 % më i lartë ose rreth 20.4 miliardë lekë më shumë, prej të cilave transfertat për paketat financiare në mbështetje të biznesit dhe individëve kanë qenë 12.8 miliardë Lekë.
Shpenzimet korrente dhe ato kapitale, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 98.3% dhe 91.26% të planit të periudhës. Ndërkohë që, në terma vjetorë ato janë realizuar përkatësisht në, 69% dhe 54% të planit vjetor.
Niveli i deficitit në muajin e nëntë të vitit 2020 rezultoi në rreth 58.42 miliardë lekë nga rreth 85.39 miliardë lekë i planifikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i deficitit arriti në masën rreth 2.28 miliard lekë, për periudhën 9 mujore të vitit 2020 deficiti rezulton 56.13 miliard lekë më shumë./MONITOR
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38