Flash News

E-TJERA

Kriza thellohet, KESH blen energji me çmim më të lartë se i bursës

Kriza thellohet, KESH blen energji me çmim më të lartë se

KESH sh.a ka blerë 250,749 MWh energji elektrike me vlerë totale rreth 59,9 milionë Euro pa TVSH për periudhën janar-prill.

Sipas “Open Data Albania”, në muajt janar dhe shkurt, KESH sh.a ka blerë energji elektrike me çmim më të lartë se si bursës HUPX, me një diferencë prej 32.44 Euro/MWh dhe 15.80 Euro/MWh për secilin muaj respektivisht.

Ndërsa gjatë muajit prill, çmimi mesatar në blerje ka qenë 249.88 Euro/MWh, rreth 60.7 Euro/MWh më shumë, krahasuar me çmimin në bursën.

Kriza energjitike në vend ka nisur prej muajsh, para se fillonte lufta në Ukrainë. Qeveria vendosi rritjen e çmimit të energjisë për bizneset e mëdha, e cila solli një efekt zinxhir të shtrenjtimit të produkteve.

Shqipëria prodhon energji, por sipas autoriteteve, nuk ekzistojnë kapacitetet për ta ruajtur, ndaj dhe shitet me çmim të lirë.

Të fundit