Flash News

E-TJERA

Kriza ushqimore dhe zgjerimi i BE-së, mesazhet e Metës nga Bakuja

Kriza ushqimore dhe zgjerimi i BE-së, mesazhet e Metës nga Bakuja

Presidenti Ilir Meta ka theksuar se bota ka nevojë urgjente për paqe dhe siguri, duke thënë se kjo kërkon një udhëheqje të përgjegjshme.

Kështu deklaroi Kreu i Shtetit shqiptar gjatë sesionit përmbyllës të Forumit IX Global të organizuar nga Qendra Ndërkombëtare “Nizami Ganjavi” në Baku të Azerbajxhanit.

“Sfidat e ardhshme globale janë të shumta dhe kërkojnë angazhim global, multilateralizëm dhe përpjekje të përbashkëta për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.

Puna për çështjet e sigurisë, duke përfshirë sigurinë e shëndetit, ushqimit ose energjisë, duhet të jetë fokusi ynë për të ardhmen dhe se si mund të ecim përpara”, tha Meta.

Ky i fundit nënvizoi se siguria ushqimore duhet të mbetet një tjetër prioritet kryesor në axhendën tonë ndërkombëtare. Presidenti vuri theksin te rritja e çmimeve.

“Rritja e çmimeve të ushqimeve sjell një kërcënim real në rritjen e varfërisë, që mund të sjellë zi buke, veçanërisht në disa zona të botës, si Afrika, dhe që mund të përshkallëzohet në një krizë të vërtetë humanitare, politike dhe migrim masiv në botë”, deklaroi Meta.

Ai përcolli mesazhin se “Bashkimi Europian të miratojë një qasje të re. Zgjerimi i tij duhet konsideruar si një instrument i fuqishëm gjeostrategji”.

 

 

 

Të fundit