Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Krizat kapin krizën, ligji për rezervat e naftës u premtua që para 7 vitesh

Sa herë që shpërthen një krizë në tregjet globale të naftës, në Shqipëri çmimet rriten me shpejtësi, ndërsa qeveria premton ndërhyrje.
Dy javë nga nisja e konfliktit në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës në Tiranë ka prekur 199 lekë për litër. Vetëm pak ditë më parë ishte 175 lekë për litër. Një rritje me 24 lekë, ose 14 për qind, që rëndon xhepat e qytetarëve.
Në bursat ndërkombëtare, çmimi i naftës është rritur në 103 dollarë për fuçi. Një zhvillim i pritshëm në kushte pasigurie globale. Por ajo që nuk është as e re dhe as e papritur është mënyra si Shqipëria reagon ndaj kësaj krize
2022
Në mars 2022, pak javë pas nisjes së luftës në Ukrainë, Rama premtoi se Albpetrol, kompania shtetërore e naftës, do të ishte “aktori i ditëve të këqija”.
“Ne si qeveri, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës sot angazhohet për të krijuar rezervën e vet të naftës duke përdorur Albpertol për të pasur aktorin e vet për ditë të këqija”, premtoi Rama katër vite më parë.
2026
Katër vite më vonë, në mars 2026, kryeministri premton përsëri rolin aktiv të shtetit në treg teksa reflektoi mbi krizën e fundit.
“Ne do ta krijojmë faktorin publik, forcën e shtetit do ta fusim dhe në tregun e naftës. Shumë shpejt do të japim shembullin sesi dhe në tregun e naftës gjërat do të ndryshojnë”, tha Rama gjatë një konference për shtyp.
Ai sqaroi se ligji i rezervave është në konsultim publik dhe parashikon një rezervë për 3 muaj.
Të njëjtin qëndrim Rama mbajti edhe në takimin e sotëm me furnizuesit e karburanteve në vend.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës Enea Karakaçi, theksoi madje se po punohej prej dy vitesh rreth drafit në fjalë.
“Kemi 2 vjet që punojmë për ligjin e ri të rezervës së hidrokarbureve dhe tani është në fazën përmbyllëse për miratim. Projektligji i ri përmbush nevojat e BE dhe vendit. Ai parashikon krijimin e një agjencie të posaçme dhe rezerva do të mbahet nga Agjencia Shtetërore që do e depozitojë te depozitat e saj ose me qira duke pasur një rezervë 90-ditore”, tha Karakaçi.
Faktet
Por verifikimet e Faktojes tregojnë se ligji për rezervat strategjike, që duhet të krijonte strukturën shtetërore të ‘ditëvë të këqija’, ka shtatë vjet që fle në sirtarët e Kuvendit dhe jo dy vjet. Madje për këtë vonesë, Shqipërisë ka vite që i tërheq ‘veshin’ Sekretariati i Komunitetit të Energjisë.
“Megjithëse një projektligj i ri për Krijimin, Mbajtjen dhe Menaxhimin e Rezervave Minimale të Sigurisë së Naftës Brute dhe Produkteve të Naftës u përgatit në vitin 2018, ai nuk është miratuar” vë në dukje raporti i vitit 2025, në kapitullin dedikuar Shqipërisë.
2019
Në shkurt të vitit 2019, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë hodhi për konsultim publik projektligjin për krijimin, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave minimale të sigurisë të naftës bruto dhe nënprodukteve të saj. Sipas draftit, kjo rezervë do të ishte garanci për mosparalizim të aktivitetit në vend, në rast mungese të furnizimit.
Sipas shpjegimit të bërë në projektligj, këto rezerva do të siguronin një nivel të lartë të sigurisë së furnizimit të Shqipërisë me naftë si dhe do të përmbushnin detyrimet e marrëveshjeve përkatëse ndërkombëtare.
Sipas dokumentit, krijimi dhe mbajtja e rezervës së sigurisë do të ndahej mes industrisë dhe një enti publik, Agjencia Shtetërore e Rezervave të Sigurisë së Naftës. Kjo e fundit do të kishte shumicën e rezervës, me të paktën 60 ditë mesatare shitjeje, kurse kompanitë dhe rafineritë 30 ditë mesatare shitjeje.
Agjencia (për të cilën u fol edhe sot në takimin e kryeministrit) do të duhej të funksiononte me vetëfinancim përmes një tarife që do të mblidhej në çdo një litër karburant tek rafineritë dhe shoqëritë e shumicës. Asokohe, kjo ishte pika më e debatuar nga aktorët e tregut.
Aktualisht, detyrimin ligjor të mbajtjes së rezervës së sigurisë e kanë kompanitë hidrokarbure që operojnë në treg. Vendimi i vitit 2004, përcakton se kompanitë duhet të mbajnë rezerva të importeve të tyre përkatëse vjetore për 90 ditë.
Përfundim
Shqipëria ende nuk ka rezervë shtetërore të sigurisë së naftës. Agjencia Shtetërore e Rezervave të Sigurisë së Naftës ende nuk është ngritur pasi projektligji që ligjëron ngritjen e këtij institucioni, pret prej 7 vitesh të marrë dritën jeshile.
Kur shpërtheu lufta në Ukrainë në vitin 2022, u premtua krijimi i rezervës shtetërore dhe futja e shtetit si aktor në tregun e naftës. Sot, në 2026, premimi u riciklua.
Instrumentet ndryshojnë emra, por jo rezultat. Dje ishte bordi i transparencës. Sot është task-forca e naftës. Megjithatë, çmimi në pompë vazhdon të rritet. Pa një rezervë strategjike, shteti nuk ka asnjë instrument real për të ndërhyrë në treg. Nuk ka stok për të hedhur në qarkullim kur çmimet rriten. Në këtë vakum politikash, kostoja kalon drejtpërdrejt tek qytetarët. / Faktoje/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38