Flash News

E-TJERA

Kroacia e shqetësuar nga ndotja e Adriatikut, ‘ankohet’ në KE për Shqipërinë

Kroacia e shqetësuar nga ndotja e Adriatikut, ‘ankohet’ në
Foto Ilsutruese

Kroacia është shqetësuar për ndotjen e detit Adriatik, ujërat e të cilit lagin edhe brigjet e vendit. Shqetësimi është ngritur edhe mbi Shqipërinë.

Deputeti kroat në Parlamentin Evropian, Karlo Ressler, i është drejtuar Komisionit Evropian me një letër ku kërkon një zgjidhje ose ndërhyrje nga ana e KE për të evituar dhe parandaluar ndotjen e mëtejshme.

Ressler citon se të paktën 90% e mbetjeve plastike që derdhen në brigjet e Kroacisë vijnë nga Evropa Jugore dhe kryesisht nga Shqipëria. Sipas eurodeputetit, qeveria shqiptare njoftoi një nismë për ndotjen plastike, por nuk u pa asnjë rezultat konkret.

“Më shumë se 90% e mbetjeve plastike dhe të tjera që derdhen në brigjet e Kroacisë vijnë nga Evropa Jugore, dhe në veçanti nga Shqipëria. Për më tepër, 229 mijë tonë plastikë përfundojnë në Detin Mesdhe çdo vit dhe për shkak të ndikimit të rrymave dhe cektësisë relative të detit, mbetjet plastike nga deti Mesdhe, pasi kalojnë përmes ngushticës së Otrantos, shpesh përfundojnë në Kroaci. Qeveria shqiptare njoftoi një hetim në dekadën e fundit për ndotjen plastike nga Shqipëria, e cila lag çdo ditë bregdetin kroat, por nuk u arrit asnjë përfundim.  Në kuadrin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe programet evropiane mjedisore, si mund të ndërhyjë Komisioni për të parandaluar ndotjen e mëtejshme të detit tonë Adriatik dhe vijës bregdetare më të bukur në kontinentin evropian?”, thuhet në letrën e Ressler.

Të fundit