Flash News

E-TJERA

Kroacia i dhuron Shqipërisë 10 mijë doza vaksine antiCovid

Kroacia i dhuron Shqipërisë 10 mijë doza vaksine antiCovid

Kroacia i dhuron Shqipërisë 10 mijë doza vaksine kundër Covid-19. Vendimi u miratua në mbledhjen e qeverisë, për dërgimin e ndihmës humanitare në Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë Veriore, duke dhuruar vaksina kundër COVID-19.                                                                                                                                                                          

Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë Veriore po përballen me pasojat e rënda të pandemisë COVID-19, presionit të madh mbi sistemin shëndetësor dhe mungesës së vaksinave. Vetë Komisioni Evropian ka identifikuar vendet në zonën tonë të afërt si një përparësi për ndihmën e vaksinave.

Në këtë drejtim, Kroacia vazhdon të solidarizohet me vendet fqinje të saj Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë Veriore duke ofruar ndihmë humanitare në formën e vaksinave kundër COVID-19 “, tha ministri Grlić Radman.

 

 

 

Të fundit