Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Kronologjia e aferës së inceneratorëve/ Lefter Koka u arrestua në javën që përfundonte koncesioni

Fiks 7 vite më parë, në qeverinë Rama 1 institucionet shtetërore arritën një koordinim të pazakontë vetëm për të miratuar koncesionin për kompaninë “Albtek energy”, i cili hapi rrugën për inceneratorët.
Ndërkohë, pas shtatë vitesh koordinimi duket i njëjtë, madje të bën përshtypje edhe koha e arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka. Ai u arrestua pas urdhrit të SPAK në javën që përfundonte afati i koncesionit dhe asetet e inceneratorit do t’u kalonin bashkive. Pas 16 procedurave të ndërmarra në kohë rekord jashtë çdo parashikimi ligjor, më datë 17 dhjetor të vitit 2014 Këshilli i Ministrave miratoi kontratën koncesionare për inceneratorin e Fierit me vlerë 21.6 milionë euro. “Koncesioni jepet për një periudhë prej 7 (shtatë) vjetësh nga data efektive dhe përfundon në ditën e përvjetorit të shtate të datës efektive (“Periudha efektive”).
Kontrata koncesionare mbaron me përfundimin e afatit 7-vjeçar. 27.2 Mbarimi i kontratës si përfundim i afatit të saj ose në rast të zgjidhjes së parakohshme, nuk e zhvesh koncesionarin nga detyrimi për pagimin e detyrimeve të prapambetura ndaj Autoritetit Kontraktues dhe të trentëve. Kostot e parashikuara të investimeve janë kostot totale e investimeve që do të kryhen nga Koncesionari për zbatimin e projektit para datës së përfundimit të punimeve me vlerë prej 21.666.111 Euro (pa TVSH)”, thuhet në kontratën e siguruar nga gazeta “Panorama”. Ndërkohë, një muaj para se të përfundonte afati i kontratës së koncesionit për kompaninë “Albtek Energy”, Këshilli Bashkiak i Elbasanit më datë 18 nëntor u mblodh për të miratuar ndër të tjera themelimin e një shoqëri aksionere ku dominuese në aksione rezulton Bashkia e Elbasanit për të marrë në dorëzim inceneratorin.
“Vendim mbi miratimin e themelimit të shoqërisë tregtare të përbashkët ‘ECO ELB’ sh.a. Mbi autorizimin për përfaqësimin e Bashkisë Elbasan si aksionere në mbledhjet e asamblesë së përgjithshme të shoqërisë ‘ECO ELB’ sh.a., thuhet në vendimin e Këshillit Bashkiak. Ndërkohë, në datën 6 dhjetor është bërë regjistrimi i SHA-së me aksioner Bashkinë Elbasan dhe 6 bashkitë e tjera të qarkut. Sipas ekstraktit të nxjerrë nga Qendra e Biznesit, Bashkia Elbasan disponon 52% të kuotave, ndërsa 6 bashkitë e tjera nga 8%.
KOORDINIMI?!
Gati 1 javë para se të përfundonte afati i koncesionit për inceneratorin e Elbasan[1]it dhe pasi bashkitë e qarkut lokal kishin ndërmarrë të gjitha veprimet për të marrë asetet e inceneratorit, Pro kuroria e Posaçme Antikorrupsion finalizon hetimet dhe arreston ish-ministrin Koka dhe shpall në kërkim administratoren Stela Gugallja dhe Klodian Zoton, konkretisht administratoren dhe pronarin. Ajo që bie në sy është çështja nëse kemi të bëjmë me një rastësi të përfundimit të hetimeve dhe lëshimit të urdhër arresteve apo ka pasur një koordinim që Bashkitë të kishin mundësi të themelonin shoqërinë aksioner për të administruar inceneratorin dhe të mos krijohej kaos me pastrimin e qyteteve. Megjithatë, duket se një gjë e tillë nuk është shmangur pasi koncesionari neglizhoi punën pak para përfundimit të kontratës.
Qyteti i Elbasanit vazhdon të jetë i mbushur me mbeturina thuajse në të gjitha rrugët e tij. Firma e pastrimit, “Viktoria Invest” është tërhequr pas mbarimit të kontratës, duke marrë me vete makineritë dhe kontejnerët si dhe duke lënë qytetin në një situatë kaotike. Nga dje, Bashkia e Elbasanit ka lidhur kontratë me firmën e re “Aleko Impex General Construction”, e cila ka nisur menjëherë nga puna. “Kemi një problematikë me mbarimin e kontratës së kompanisë. Ky ngërç krijoi impakt negativ në qytet. Ne e përballuam situatën me mjetet tona. Tani janë vendosur kontejner të ri. E gjithë kjo situatë merr fund. Sasia e kontejnerëve është 520, ndërsa më parë ishin 700 por ishin më të vegjël”, u shpreh Dybeli, shefi i Inspektoratit të Mjedisit në Bashkinë Elbasan.
KRONOLOGJIA E NGJARJEVE
18 nëntor: Këshilli Bashkiak i Elbasanit vendos për themelimin e shoqërisë aksionere “ECO-ELB”
6 dhjetor: 7 Bashkitë, Elbasan, Librazhd, Përrenjas, Gramsh, Belsh, Cërrik e Peqin, themelojnë shoqërinë aksionere “ECO-ELB”
14 dhjetor: Arrestohet ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, dhe shpallen në kërkim pronarët e kompanisë që fitoi koncesionin
17 dhjetor: Përfundon kontrata e koncesionit, inceneratori u kalon 7 bashkive/ Panorama.al
Të fundit
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58