Flash News

E-TJERA

Krujë/ 33-vjeçari humbi jetën në fasoneri, arrestohet administratori

Krujë/ 33-vjeçari humbi jetën në fasoneri, arrestohet

Vihet në pranga administratori i fasonerisë në Thumanë të Krujës, ku një ditë më parë humbi jetën një punonjës.

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin F. K., 48 vjeç, banues në Krujë, administrator i një fasonerie në Fushë Thumanë, pasi ditën e djeshme, në këtë fasoneri, shtetasi Taulant Dika, 33 vjeç, duke punuar me një makineri, është goditur nga një pjesë e makinerisë dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit