Flash News

E-TJERA

Krujë/ Ashensori zë poshtë 2 punëtorë në një pallat në rindërtim

Krujë/ Ashensori zë poshtë 2 punëtorë në një

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në Krujë.

Dy punëtorë, njëri prej tyre turk, janë plagosur, pasi ashensori i një pallati në ndërtim i ka zënë poshtë. Punëtorët janë zënë nga ashensori në momentin që po e montonin këtë të fundit.

Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët e policisë për të kryer hetimet.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 12.06.2023, në lagjen "Zim Zeneli", në Krujë, në një pallat, gjatë testimit të një ashensori janë dëmtuar shtetasi A. B., 51 vjeç, dhe shtetasi turk S. S., 50 vjeç.

Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të plotë të ngjarjes.

Të fundit