Flash News

E-TJERA

Krujë/ Mjeti del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 32-vjeçari

Krujë/ Mjeti del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes
Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Bubq.

Mjeti i drejtuar nga një 32-vjeçar ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi.

“Rreth orës 06:15, në fshatin Bubq, shtetasi A. B., 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë elektrike.

Për pasojë, 32-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit