Flash News

E-TJERA

Krujë/ Parandalohet krimi në familje, kanosi gruan dhe familjen e saj me pistoletë, arrestohet 41-vjeçari

Krujë/ Parandalohet krimi në familje, kanosi gruan dhe familjen e saj

Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje në Krujë.

Policia njofton se 41-vjeçari Arben Hoxha kanosi me armë zjarri bashkëshorten dhe familjarët e saj, ndërsa ishte në gjendje tyë dehur por nga ndërhyrja e shpejtë e Policisë, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i tij.

Po ashtu, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas marrjes së njoftimit se fshatin Bruz Zall, Krujë, një shtetas po kërcënonte me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe familjarët e saj, menjëherë kanë mbërritur në adresën e dhënë dhe falë ndërhyrjes profesionale, kanë bërë të mundur neutralizimin dhe arrestimin në flagrancë, të shtetasit Arben Hoxha, 41 vjeç, banues në fshatin Rranze, Krujë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive të dobëta, ka shkuar në banesën e vjehrrit të tij në fshatin Bruz Zall, Krujë, ku ndodhej dhe bashkëshortja e shtetasit Arben Hoxha, (e cila ishte paisur me urdhër-mbrojtje).

Shtetasi Arben Hoxha, në gjëndje të dehur i ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë, duke qëlluar në ajër dhe drejtime të ndryshme, duke rrezikuar jetën e tyre.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë, 1 krëhër dhe 4 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale “Kanosje serioze për jetën”, ”Armëmbajtje pa leje” dhe “Dhunë në familje””, njofton policia.

 

Të fundit