Flash News
Dhunoi për vdekje Egli Progën, Apeli lë në burg Denis Meçen
Policia apel qytetarëve: Kujdes nga aplikacioni “PLINKO”, skemë mashtrimi
Qeveria bën gati kompleksin e kullave për administratën
SPAK nis hetimet ndaj oficeres së policisë, mori 1 mijë euro ryshfet për të pushuar një çështje penale
Hetimi i SPAK për identifikimin biometrik, Celibashi: Kam zero shqetësim
Kryebashkiaku i PS ‘kyç gojën’ pas daljes nga SPAK, ndërhyn avokati: Nuk u mor i pandehur
Kryebashkiaku socialist i Kuçovës, Kreshnik Hajdari refuzoi të jepte shpjegime për mediat pas daljes nga Prokuroria e Posaçme.
Ai qëndroi aty për 1 orë e 40 minuta, por kur u pyet nga gazetarët se pse ishte thirrur, Hajdari nuk dha u prononcua.
Ndërkohë, avokati i tij u shpreh se klienti i tij nuk është marrë i pandehur, por u pyet për një kallëzim e ngritur ndaj kryebashkiakut për fshehjen e dënimit në Greqi.
“Jo nuk është marrë i pandehur, dha shpjegime për kallëzimet që ka bërë subjektet politike për një pretendim 25 vite më parë që ka kaluar kufirin dhe është dënuar me qortim shoqëror. Nuk ka asnjë vendim të komunikuar dhe të deklaruar më përpara, edhe po të ishte e vërtetë, nuk ka asnjë konseguencë”, tha avokati i tij, Theodhori Sollaku.
Kujtojmë se një ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të mos i ndërpriste mandatin e si kryebashkiak i Kuçovës, pasi shqyrtimit të rezultateve të Prokurorisë së Përgjithshme se Kreshnik Hajdari kishte qenë i dënuar në Greqi.
Sipas kryekomisionerit, të dhënat që nuk janë deklaruar nga Kreshnik Hajdari nuk e përfshin atë në kushtet e ndalimit për shkak të veprës penale për të cilën ka marrë dënimin përkatës.