Flash News

E-TJERA

Kryebashkiaku i ri në Himarë, Lubonja: Tregues se gjendja në Shqipëri nuk ndryshon me zgjedhje

Kryebashkiaku i ri në Himarë, Lubonja: Tregues se gjendja në

Analisti Fatos Lubonja komentoi zgjedhjet në Himarë të mbajtura në 4 gusht.

 Në një lidhje në News 24 Lubonja tha se zgjedhjet në Himarë treguan se gjendja në Shqipëri nuk ndryshon me zgjedhje. Ai tha se në zgjedhjet e Himarës është ndërhyrë në mënyrë të shumëanshme.

Fatos Lubonja: Këtu kemi të bëjmë me një regjim, ku rezultati duket sikur ishte i vendosur. Kjo tregon se gjendja në Shqipëri nuk ndryshon me zgjedhje, pasi është kapur shteti. Është ndërhyrë në mënyrë të gjithanshme, me transferime njerëzish etj që kam parë unë. Për mendimin tim, opozita nuk duhet të hynte në zgjedhje, si paralajmërim për atë që i pret në zgjedhjet e 2025. Këto zgjedhje sa di unë e ka marrë përsipër Vangjel Dule. Problemi më i madh i Himarës janë pronat. Rama shpërndau tapi përpara zgjedhjeve.

Në një vend të vogël si Shqipëria, pushteti ndikon më lehtë. Unë mendoj se Rama e ka futur opozitën në një alternativë shumë dramatike. Alternativa është ose bëhu fasadë e imja, pra futi në në parlament, bëj sikur bën opozitë ose unë ja jap rolin e opozitës Bashës a dikujt tjetër e të asgjësoj. Nuk duhet bërë opozita kështu, duhet diçka më e fortë. Rama ka marrë rrugën e eliminimit të opozitës. Unë jam edhe për denoncimin e ndërkombëtarëve. Nuk reagoi as Greqia për këto zgjedhje, besoj është bërë ndonjë marrëveshje.

Të fundit