Flash News

E-TJERA

Kryebashkiaku i Tropojës sfidon rregullat e pandemisë, mbi 10 veta në lokal për festën e fundvitit

Kryebashkiaku i Tropojës sfidon rregullat e pandemisë, mbi 10 veta

Kreu i Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi duket se ka sfiduar rregullat e vendosura nga autoritetet për shkak të pandemisë covid.

Siç duket nga fotot që ka postuar vetë në rrjetet sociale, kryebashkiaku i PS ka mbledhur punonjësit e njësisë administrative për festën e fundvitit në shenjë mirënjohje për punën e një viti që po lëmë pas.

Por teksa vetë shfaqet mes tyre, me qeleshe në kokë, shihet se si është shkelur jo vetëm distanca sociale, por edhe numri i paracaktuar në një ambient, 10 persona.

Kryebashkiaku i Tropojës sfidon rregullat e pandemisë, mbi 10 veta

Të fundit