Flash News

E-TJERA

Kryebashkiaku socialist paditet në SPAK, akuzohet për "shpërdorim detyre"

Kryebashkiaku socialist paditet në SPAK, akuzohet për

Kryetari i bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari është paditur në SPAK për "shpërdorim detyre" nga banorët e fshatit Lumas, pas konfliktit që ka lindur lidhur me ndërtimin e ujësjellësit që po ndërtohet mbi kanion. Padia është firmosur nga 123 banorë të këtij fshati. 

Po ashtu, ata kanë depozituar një padi-civile dhe në gjykatën Administrative në Vlorë, duke kërkuar pavlefshmërinë absolute të vendimin për lejimin e ndërtimeve të ujësjellësit, në kanionin e Lumit Sinec në Kuçovë.

Banorët e fshatit Lumas kanë bërë kallëzim penal në prokurori dhe SHÇBA, dhe ndaj shefit të Komisariatit Kuçovë, Geron Seitllari, duke e akuzuar këtë të fundit për Shpërdorim detyre dhe “Ushtrim Dhune”, ndaj banorëve që protestonin kundër ndërtimit të punimeve në kanionin e lumit Sinec.

Sipas banorëve të zonës, kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, ka miratuar lejë ndërtimi të një ujësjellësi, në Kanionin e Lumit Sinec, që sipas tyre është zonë e mbrojtur dhe shpallur  monument Natyre me vendimin e Këshillit të Ministrave të vitit 2002, për shpalljen si zonë e mbrojtur dhe monuiment natyre.

Në fillim të javës së ardhshme pritet të zhvillohet përballje e parë ligjore mes banorëve të fshatit Lumas dhe kryebashkiakut të Kuçovës.

Të fundit