Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kryediplomati austriak: BE duhet të nisë urgjentisht negociatat me Shqipërinë! “Open Balkan”, të jetë i hapur për të 6 shtetet

Ministri Federal për Çështjet Europiane dhe Ndërkombëtare i Austrisë, Michael Linhart, shprehet se Bashkimi Europian duhet të marrë urgjentisht vendimin për fillimin e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë.
Në një intervistë për gazetën “Panorama”, ministri i sapoemëruar në krye të diplomacisë austriake vlerëson progresin që ka bërë Shqipëria në procesin e integrimit, ndërsa shprehet se “është një çështje politike se kur vendet anëtare të BE-së do të jenë të gatshme të japin dritën jeshile”.
Komisioni Europian ka propozuar zhvillimin e mbledhjes së parë ndërqeveritare Shqipëri-BE, ndërkohë që ende nuk ka një datë. Çfarë e pengon, sipas jush, caktimin e një date për Shqipërinë dhe a mbeten ende kushte të paplotësuara për vendin tonë?
Për mua është shumë e qartë: Shqipëria ka bërë detyrat e shtëpisë dhe ka zbatuar hapat e reformës. Prandaj, në këndvështrimin tim, BE duhet të ndërmarrë urgjentisht hapin tjetër logjik, përkatësisht fillimin e negociatave të anëtarësimit. BE këtu duhet ta mbajë fjalën. Viti i kaluar ishte një vit shumë i ngarkuar për të gjithë ne në lidhje me COVID-19, por ky nuk mund të jetë një justifikim dhe ne nuk mund të humbim një vit tjetër. Komisioni Europian ka konstatuar vazhdimisht se Shqipëria ka plotësuar të gjitha kriteret për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Tani është një çështje politike se kur vendet anëtare të BE-së do të jenë të gatshme të japin dritën jeshile.
Për shkak të qëndrimit bllokues të Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, a mbetet një opsion avancimi i Shqipërisë pa Maqedoninë e Veriut në procesin e integrimit?
Të dyja vendet, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, po bëjnë progres shumë të mirë në reforma dhe kanë plotësuar të gjitha kushtet për hapin tjetër, fillimin e negociatave. Prandaj, Austria është e përkushtuar në të gjitha fushat, që të mos humbet më kohë, pasi çështjet dypalëshe duhet të sqarohen në mënyrë dypalëshe dhe jo në kuadrin e Bashkimit Europian.
Si e vlerësoni situatën në Bosnjë-Hercegovinë dhe çfarë rreziku i vjen rajonit nga ky vend ballkanik?
Unë e vizitova Bosnjën dhe Hercegovinën në tetor, vetëm disa ditë pas marrjes së detyrës, dhe munda ta shoh vetë situatën. Situata aktuale politike në vend është pa diskutim komplekse, është e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar t’i kushtojë më shumë vëmendje përsëri Bosnjës dhe Hercegovinës. Ne duhet të forcojmë forcat konstruktive në vend dhe të punojmë përkrah tyre në rrugën drejt një të ardhmeje të përbashkët në Bashkimin Europian. Uniteti dhe sovraniteti i Bosnjë-Hercegovinës janë të një rëndësie qendrore për zhvillimin e vazhdueshëm pozitiv të rajonit dhe atë të stabilitetit afatgjatë dhe nuk janë të diskutueshme.
A kemi një situatë paradoksale kur Beogradi, Tirana dhe Shkupi zyrtar kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në kuadër të “Open Balkan” ku ftohen të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor për t’iu bashkuar. A është i nevojshëm “Open Balkan” për sa kohë nuk garanton sovranitetin territorial të njërit prej shteteve të Ballkanit?
Çdo iniciativë që promovon dhe thellon bashkëpunimin rajonal duhet vlerësuar pozitivisht dhe është e rëndësishme që çdo mekanizëm i tillë të jetë i hapur për të 6 shtetet e rajonit. BE është prova më e mirë se edhe një shkallë e lartë e integrimit nuk e vë në dyshim sovranitetin territorial të shteteve pjesëmarrëse. Një matës i rëndësishëm për suksesin e “Open Balkan” do të jetë sigurisht progresi që sjell kjo iniciativë për të gjithë rajonin në projekte specifike, si Tregu i Përbashkët Rajonal, i cili u vendos të krijohej në kuadër të Procesit të Berlinit.
Zoti ministër, si e vlerësoni pozicionin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë së OKB-së. Cilat do të jenë sfidat me të cilat ajo do të përballet gjatë këtij mandati?
Jemi shumë të kënaqur me Shqipërinë, që po hyn një partner i rëndësishëm i Austrisë dhe BE-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ne kemi punuar së bashku me Shqipërinë në mënyrë të shkëlqyer për çështje shumëpalëshe prej vitesh, jo më pak gjatë kryesimit shumë të suksesshëm shqiptar të OSBE-së në vitin 2020, gjatë të cilit Shqipëria ka treguar se është plotësisht në lartësinë e detyrave të tilla. Sigurisht që do të jemi në kontakt të ngushtë me Shqipërinë edhe si anëtare e Këshillit të Sigurimit. Aq më tepër që vetë Austria po kandidon për një vend në Këshillin e Sigurimit për vitet 2027/’28 dhe sigurisht që ne mund të përfitojmë nga përvoja e Shqipërisë në dy vitet e ardhshme.
Si e vlerësoni situatën politike në Shqipëri, kur maxhoranca është në mandatin e saj të tretë radhazi qeverisës, ndërsa opozita në situatën e saj më të dobët në këto 30 vjet për shkak të përplasjeve të brendshme?
Unë tashmë e kam vizituar Shqipërinë disa herë – së fundmi si Sekretar i Përgjithshëm për Punët e Jashtme – dhe jam njohur me mjedisin politik. Sigurisht që nuk është detyra ime si ministër i Jashtëm të komentoj zhvillimet e brendshme politike në një vend tjetër. Nga këndvështrimi im, megjithatë, duhet theksuar pozitivisht se të gjitha forcat e zgjedhura politike tani përfaqësohen sërish në Parlament, i cili luan një rol shumë të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Prandaj mezi pres edhe takimin e ardhshëm me Komisionin Parlamentar për Integrimin Europian. Ish-Kryeministri Berisha është shpallur “non grata” nga SHBA për “korrupsion domethënës dhe pengim të demokracisë”. Si e vlerësoni këtë përcaktim të SHBAsë për ish-Kryeministrin dhe a do të ndjekë edhe BE-ja këtë procedurë, për shpalljen “non grata” të politikanëve të akuzuar për korrupsion dhe mbi çfarë vlerësimesh mund të bëhet kjo? Lufta kundër korrupsionit – jo më pak në procesin e anëtarësimit në BE – luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm. Për rastin konkret që përmendët, nuk i kam dokumentet mbi bazën e të cilave SHBA ka marrë këtë vendim, prandaj nuk mund të komentoj për këtë./Panorama.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38