Flash News

E-TJERA

Kryemadhi drejton gishtin nga Basha: Skema e inceneratorëve lidhet me bojkotin e zgjedhjeve në 2019

Kryemadhi drejton gishtin nga Basha: Skema e inceneratorëve lidhet me

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur lidhur me skemën abuzive të kontratave koncesionare të inceneratorëve, që çuan në burg ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.

E ftuar në studio e “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, Kryemadhi deklaroi se skema e inceneratorëev ka lidhje edhe me bojkotin e zgjedhjeve nga PD-ja në vitin 2019. Ndër të tjera, Kryamdhi listoi edhe aktorët që duhet të shkojnë në burg për shkak të abuzimit me koncesionet e inceneratorëve, duke përmendur këto kryeministrin Rama, Erion Veliajn, Armando Subashin dhe zyrtarë të tjerë.

“Çështja e inceneratorve nuk është thjesht e Lefter Kokës, por të gjithë bashkë ne nxjerrim materiale dhe dokumente që bëhen prezente dhe kanë lidhje me grup të strukturuar kriminal. Koka ka hapur vetëm kapakun e pusetës. Koka është kërkuesi, por kush janë zbatuesit? Ai ka marrë haraçinn nëpërmjet firmave fantazmë. Afera e zotit Koka është 1/10 e asaj që është skema e inceneratorëve. Kemi çuar dokumenta, çdo ditë e më shumë, zbulojmë që skema e inceneratorëve, është e lidhur me bojkotin e zgjedhjeve lokale të 2019. Largimi i opozitës nga këshillat bashkiak, që Erion Veliaj të bëjë ctë dojë”, deklaroi Kryemadhi.

Të fundit