Flash News

E-TJERA

Kryemadhi flet për divorcin me Metën: Politika ndikoi në ndarjen dhe përplasjet brenda LSI-së

Kryemadhi flet për divorcin me Metën: Politika ndikoi në ndarjen

Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka folur për divorcin me Ilir Metën, duke e cilësuar atë si një nga momentet më të vështira në jetën e saj, krahas përballjes me sëmundjen.

Në një intervistë për “Top Story”, ajo theksoi se vendimi për ndarjen nuk ishte i lehtë dhe se politika ka pasur ndikim në këtë proces.

Kryemadhi zbuloi edhe prapaskena nga funksionimi i LSI-së, duke theksuar se brenda partisë kishte ndarje të forta dhe se një pjesë e strukturave ishin më të lidhura me Ilir Metën sesa me të. Ajo shtoi se në shumë raste nuk ka pasur mbështetjen e duhur dhe se vendimmarrjet politike kanë qenë shpesh të ndara.

Janë dy momente të vështira për jetën time. Një ka qenë sëmundja se aty kuptova sa e brishtë jam dhe e dyta ka qenë divorci, ku kuptova sa e fortë jam. Vendos në një balancë mundësitë e tua. Mund të bëja viktimën, por vendosa të eci përpara. Nuk më shkon shumë roli i viktimës, sepse është false, unë kam luftuar gjithmonë. E shkuara ka të bukurat e saj, por ka edhe ato të këqija. Zhgënjehet shumë kur gjendet një kauzë e vogël për ta distancuar ose larguar. Në jetë çiftet kanë uljet dhe ngritjet e tyre, nuk e mendoja që politika do të sillte divorcin tim.
Unë kam qenë egoiste në arenë, por jo në familje. Janë ndarë gjithmonë njerëzit brenda partisë. Në pushtet ishin ata të Ilirit, ndërsa të mitë ishin ata që numëronin votat dhe ishin gjithmonë aty. Mora një parti ku ishin me deputetët e burrit, dhe ishin me ish-ministrat e burrit, kishte një grup parlamentar i cili ishte më shumë lidhje shpirtërore me Ilir Metën sesa me Monika Kryemadhin, ishte një parti e cila kur Ilir Meta vajti president u la përballë PD-së dhe PS-së.

Unë quhesha terroriste politike. Kjo pasi në takimet ndërkombëtare që bëheshin nga opozita, pasi deputetët që kishte LSI krijonte balanca. Më lutej, për të kaluar ligjin e magjistraturës. Ai ka qenë 0 i përfshirë, përveçse djegies së mandateve, ai ka qenë kundër, edhe për bojkotet që bënim herë pas herë. Do ta digjja vetëm unë ta digjja mandatin dhe më pas të tjerët do të prisnin sa të vinte Ilir Meta. Aksioni opozitar u la në mes të rrugë”, tha ajo.

Të fundit