Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi në Patos: Nuk e kemi vlerësuar pushtetin vendor, është parë si mekanizëm që lëviz nga Tirana

Kryemadhi në Patos: Nuk e kemi vlerësuar pushtetin vendor,
Kryemadhi në Patos

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte në Patos, ku prezantoi kandidatët për deputetë. Ajo u shpreh se pushteti vendor nuk është vlerësuar, duke theksuar se është parë si një mekanizëm që kontrollohet nga Tirana.

Referuar kësaj, Kryemadhi ngriti shqetësimin se bashkitë janë lënë në harresë, pavarësisht potencialit që ato kanë.

Sipas saj, zhvillimi i bujqësisë, infrastrukturës dhe turizmit do të nxisë zhvillimin e ekonomisë në bashkitë e vogla. Kryemadhi tha se është vetëm çështje krijimi mundësish.

"Në fakt ne asnjëherë nuk e kemi vlerësuar pushtetin vendor dhe pushtetin vendor e kemi fokusuar si një mekanizëm që e lëviz Tirana. Dhe një nga problemet kryesore që ne kemi është që bashki shumë të pasura nga ana natyrore por dhe nga ana e pozicioneve gjeografike, ne i kemi lënë jo vetëm si jetime por dhe i kemi detyruar të varfërohen nga ana e kapaciteteve njerëzore.

Nafta, arkitektura, por ndërkohë menaxhimi politik i të gjitha aspekteve të tjera lidhet me krijimin e mundësive për ti dhënë shanset jo vetëm bujqësisë, jo vetëm naftës nga ana tjetër se nafta rrit kapacitetet e infrastrukturës por ndërkohë bujqësia e krijon një hapësirë tjetër që fillon te agropërpunimi, te vaji i ullirit, te turizmi apo dhe aq më shumë te mundësitë e turizmit historik dhe religjioz të cilat janë të jashtëzakonshme për të krijuar hapësira të lëvizjes së turistëve të tuaj por jo vetëm të huaj edhe të shumë të rinjve të cilët kanë nevojë të njohin historinë e vendit të tyre", tha ajo.

Të fundit