Flash News

E-TJERA

Kryemadhi nxjerr videon: Si përfitoi deputeti i PS nga mega afera e inceneratorit të Tiranës

Kryemadhi nxjerr videon: Si përfitoi deputeti i PS nga mega afera e

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka publikuar një video ku tregon zinxhirin se si deputeti socialist dhe ish-drejtori i AKUM, Alqi Bllako, ka përfituar nga afera me inceneratorin e Tiranës.

Kryemadhi shkruan në Facebook, se Bllako ka përfituar 125.000 euro përmes pagave të babait të tij, i cili u punësua në kompaninë e inceneratorit të Tiranës, “në konflikt interesi”.

Postimi i Kryemadhit:

Ja se si Deputeti i PS Alqi Bllako, ish-Drejtori i AKUM ka përfituar nga mega afera e inceneratorit të Tiranës, nëpërmjet pagave të babait në shumën 125.000 Euro, duke e punësuar në kompaninë e inceneratorit të Tiranës, në një situatë konflikti të pastër interesi.

'Letrat e Pandorës' së Tiranës duhen hapur sa më parë!

Brenda dhe jashtë vendit, interesi është në rritje që SPAK dhe institucionet e reja të drejtësisë, të zbardhin sa më parë të vërtetën e tre inceneratorëve, dhe të ndalojnë vjedhjen shtetërore që përditë zbras xhepat e qytetarëve për të mbushur llogaritë në offshore të zyrtarëve të Rilindjes dhe individëve lidhur me ta.

Folloë the money...

Të fundit