Flash News

E-TJERA

Kryemadhi sërish në SPAK, batuta me gazetarët: Mirupafshim, po nuk u pamë...

Kryemadhi sërish në SPAK, batuta me gazetarët: Mirupafshim, po

Ish deputetja Monika Kryemadhi u paraqit këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës “detyrim paraqitje” të vendosur nga GJKKO në lidhje me hetimet e dosjes “Meta”.

Pas qëndrimit në SPAK, ajo u largua disa minuta më vonë, duke iu drejtuar gazetarëve me nota humori: “Po ju edhe sot këtu jeni?”, tha Kryemadhi, duke nënkuptuar ditën zyrtare të pushimit.

Në dalje, ajo shtoi me ironi: “Po nuk u pamë, shihemi vitin tjetër”.

Ish-kryetarja e LSI-së akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë në dy episode të ndryshme, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.

Ndërkohë, ish bashkeshorti i saj, Ilir Meta vijon të hetohet nga SPAK për tre raste korrupsioni, dy prej të cilave dyshohet se janë kryer në bashkëpunim.

Të fundit