Flash News

E-TJERA

Kryeministri grek mbërrin në Himarë, shoqërohet nga Pirro Dhima dhe Vangjel Dule

Kryeministri grek mbërrin në Himarë, shoqërohet nga Pirro

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Shqipëri. Ndalesa e tij e parë është Himara. Helikopteri ushtarak me të cilin erdhi Mitsotakis u ul rreth orës 09:30 minuta në fushën e sportit në Himarë.

Kryeministri grek është shoqëruar nga peshëngritësi i njohur Pirro Dhima, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule dhe kreu i Omonias, Fredi Beleri.

Ai u prit me tufa me lule nga qytetarë të minoritetit grek në Shqipëri.

Mitsotakis pritet të zhvillojë një sërë vizitash në zonat në jug të Shqipërisë, ku edhe është vendosur minoriteti grek.

Të fundit