Flash News

E-TJERA

Kryeministri grek mbërrin në Shqipëri, flet për çështjen e detit

Kryeministri grek mbërrin në Shqipëri, flet për

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Tiranë për samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë në mediat greke pati disa lajme lidhur me vizitën e tij.

Fillimisht u raportua se nuk do të ishte i pranishëm, ndërsa më pas thanë se kishte ndryshuar axhenda dhe se nuk do vizitonte Himarën dhe zona të tjera ku ka minoritet grek.

Mbetet për t’u parë se si do vijojë axhenda e Mitsotakis në Shqipëri. Në prononcimin për gazetarët, ai foli për çështjen e detit, për të cilën Tirana dhe Athina zyrtare kanë vendosur t’i drejtohen Gjykatës së Hagës.

“Do të gjejmë një marrëveshje për firmosjen e një dokumenti që të shkojmë në gjykatën ndërkombëtare. Jam optimist që edhe pala shqiptare do të bëjë pjesën e saj për të gjetur një zgjidhje”, tha ai.

Mitsotakis foli edhe për çështjen e dialogut të Kosovës dhe Serbisë

“Gjithmonë kemi inkurajuar dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Që të gjendet një zgjidhje të dyja palët duhet të bëjnë një hap pas”, tha ai.

Kujtojmë që presidenti serb Aleksandër Vuçiç refuzoi fillimisht pjesmarrjen në samit, ndërsa më pas ndryshoi mendje dhe sot është i pranishëm.

Të fundit