Flash News

E-TJERA

Kryeministri grek viziton sërish Shqipërinë, takime me minoritetin grek në vendin tonë

Kryeministri grek viziton sërish Shqipërinë, takime me

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të vizitojë sërish Shqipërinë më 22 dhjetor. Ai do zhvillojë një tur në jug të vendit, në zonat ku ka minoritet grek.

Mitsotakis do të ndalet në Himarë, Finiq dhe Dropull. Kryeministri grek do të takohet me qytetarët e minoritetit greke në këto zona si dhe vizita në shkollë dhe kishën e fshatit.

Në disa prej këtyre takimeve Mitsotakis pritet  të shoqërohet nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Këto takime ishin parashikuar të mbaheshin gjatë viziës në Shqipëri për Samitin e 6 dhjetorit. Por më pas axhenda u shty për shkak se fluturimi me helikopter nuk është i mundur si pasojë e kushteve atmosferike, thanë autoritetet greke.

 

Të fundit