Flash News

E-TJERA

Kryeministri holandez në Samitin e BE-së: Jam i shqetësuar për Shqipërinë

Kryeministri holandez në Samitin e BE-së: Jam i shqetësuar

Kryeministri holandez Mark Rutte ka shprehur shqetësimin për veton bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut dhe rrjedhimisht ndaj Shqipërisë.

Në Samitin e BE-së, ai ka thënë para liderëve se në Ballkanin Perëndimor, situata ndryshon nga vendi në vend. Ai ka theksuar se Bosnja ka ende punë për të bërë para se të marrë statusin e vendit kandidat.

“Për sa i përket Ballkanit Perëndimor, situata ndryshon nga vendi në vend. Bosnja e di se ka një punë të madhe për të bërë para se të marrë statusin e kandidatit, Kosova ka bërë njëfarë progresi drejt liberalizimit të vizave dhe kjo më pëlqen, por unë jam më i shqetësuar për Maqedoninë e Veriut, dhe rrjedhimisht Shqipërinë, për shkak të bllokadës bullgare që ndalon dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim”, tha Rutte.

Kujtojmë që Holanda ka qenë një nga zërat kundër anëtarësimit të Shqipërisë, por së fundmi ka ndryshuar qëndrim. Në Samitin e djeshëm, Shqipërisë iu mbyll sërish dera e integrimit.

Të fundit