Flash News

E-TJERA

Kryeministri italian tregon qëndrimin përfundimtar për anëtarësimin e Shqipërisë dhe MV në BE

Kryeministri italian tregon qëndrimin përfundimtar për

Kryeministri Mario Draghi ka bërë me dije qëndrimin e tij për zgjerimin e BE-së. Në fjalën e mbajtur në Senat, ai konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Ukrainën, duke injoruar Lëvizjen 5 Yjet (5SM), e cila dëshiron që Italia të ndalojë dërgimin e armëve.

“Qeveria italiane, së bashku me BE-në dhe G7, synon të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, siç na ka thënë ky Parlament të bëjmë”, ripohoi Draghi.

Në mars, Parlamenti i dha dritën jeshile furnizimeve me armë Kievit. Por ish-kryeministri dhe lideri i 5SM-së, Giuseppe Conte kërcënoi se do të largohej nga shumica qeverisëse, pasi lindën mosmarrëveshje mbi mbështetjen për Ukrainën.

Pasi informoi senatorët për zhvillimet e fundit në Ukrainë, Draghi preku një tjetër çështje themelore në axhendën e Këshillit të ardhshëm Evropian: zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Draghi u tha ligjvënësve se “Italia mbështet negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Burimi: Euroactiv

Të fundit