Flash News

E-TJERA

Kryente marrëdhënie me të miturën, arrestohet 65-vjeçari në Lushnje. Ç’i gjeti policia në banesë

Kryente marrëdhënie me të miturën, arrestohet

Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një 65 vjeçar, banues në Berat, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. V., 65 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga ky shtetas, në Lushnjë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 krehëra arme zjarri dhe municion luftarak”, njofton policia.

 

Të fundit