Flash News

E-TJERA

Kryepeshkopi Anastas Janullatos, ende pa shenja përmirësimi pas operacionit

Kryepeshkopi Anastas Janullatos, ende pa shenja përmirësimi pas

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, pas tre javësh nga ndërhyrja kirurgjikale.

Mediat greke raportojnë se, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit “Ungjillëzimi” në Athinë, nuk ka pasur asnjë shenjë përmirësimi dhe ende nuk ka mundësi për ta nxjerrë nga intubimi.

Janullatos ka qenë i shtruar në spital që nga dhjetori i vitit të kaluar, fillimisht për shkak të një viroze stine, por gjendja e tij u përkeqësua dhe më 3 janar u dërgua për trajtim në Athinë.

Gjatë qëndrimit të tij në spital, atje kanë vizituar krerë të shtetit grek, si dhe figura të rëndësishme të politikës shqiptare.

Të fundit