Flash News

E-TJERA

Kryepeshkopi Anastas Janullatos në gjendje kritike, mjekët vijojnë përpjekjet për stabilizim

Kryepeshkopi Anastas Janullatos në gjendje kritike, mjekët

Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, vazhdon të mbetet kritike, ndërsa ai ndodhet në ditën e 11-të të shtrimit në spitalin “Evangelismos” të Athinës.

Sipas mediave greke, mjekët kanë tentuar që prej mëngjesit të sotëm ta zgjojnë nga intubimi, por procesi mbetet delikat dhe varet nga reagimi i tij ndaj trajtimeve.

Nëse zgjimi rezulton i suksesshëm, faza e dytë do të përqendrohet në heqjen nga intubimi, proces që do të mbikëqyret nga ekipi i drejtuar nga profesoresha Anastasia Kotanidou.

Kryepeshkopi, i cili është 95 vjeç, ka pësuar gjakderdhje gastrike, e cila u trajtua përmes një operacioni të kryer me urgjencë. Problemet shëndetësore nisën me një virus sezonal, që më pas u shndërrua në një infeksion të rëndë, duke shkaktuar komplikacione të mëtejshme.

Prej datës 30 dhjetor, Janullatos ishte i shtruar në një klinikë në Tiranë, por për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij, ai u transferua në Athinë me avion të Forcave Ajrore Shqiptare më 5 janar.

Familjarët, Kisha Ortodokse dhe besimtarët vijojnë të luten për shëndetin e tij, ndërsa institucionet fetare në Shqipëri kanë shprehur solidaritet dhe mbështetje në këto momente të vështira për Kryepeshkopin.

Të fundit