Flash News

E-TJERA

Kryepeshkopi Anastas po trajtohet në Athinë, mediat greke: Gjendja e qëndrueshme, jashtë terapisë intensive

Kryepeshkopi Anastas po trajtohet në Athinë, mediat greke: Gjendja e

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, po trajtohet në spitalin “Evangelismos” të Athinës pas komplikacioneve shëndetësore të shkaktuara nga një virozë. Gjendja e tij shëndetësore ka qenë e monitoruar nga afër që prej 30 dhjetorit, kur u shtrua fillimisht në terapi në Shqipëri.

Sipas mediave greke, Kryepeshkopi u transportua në Athinë më 3 janar 2025 me një avion të forcave ajrore greke. Avioni u ul në aeroportin ushtarak të Elefsinës në orën 19:34, dhe menjëherë pas kësaj, Kryepeshkopi u transferua në spitalin “Evangelismos” ku po merr trajtimin e nevojshëm.

Ekipi mjekësor i spitalit, i udhëhequr nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Mjekimit Intensiv, Anastasia Kotanidou, po kujdeset intensivisht për të. Fillimisht u raportua se gjendja e tij ishte kritike dhe se po trajtohej në repartin intensiv, por më vonë u konfirmua se ai ndodhet në një pavijon të thjeshtë dhe gjendja e tij është e qëndrueshme.

Kryepeshkopi Anastas po i nënshtrohet analizave laboratorike dhe ekzaminimeve të tjera për të përcaktuar trajtimin e mëtejshëm. Sipas raportimeve, ai vuan nga një infeksion respirator dhe gjakderdhje gastrointestinale, por nuk është i intubuar.

Fortlumturia po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme mjekësore dhe merr kujdesin e duhur,” raportojnë mediat greke.

Gjendja e Kryepeshkopit do të vazhdojë të monitorohet në vijim, ndërsa 24 orët e ardhshme konsiderohen kritike për shëndetin e tij.

Të fundit