Flash News

E-TJERA

Kryepeshkopi në gjendje kritike, Berisha: Të bashkojmë lutjen tonë me të gjithë besimtarët ortodoks

Kryepeshkopi në gjendje kritike, Berisha: Të bashkojmë lutjen

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me gjendjen kritike të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos. Berisha shprehu shqetësimin për shëndetin e kryepeshkopit dhe ftoi besimtarët ortodoks dhe shqiptarët të bashkohen në lutje për shërimin e tij.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan: “Fort lumturia e tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë është në spital, në gjendje kritike. Ju ftoj të bashkojmë lutjen tonë me të gjithë besimtarët ortodoks dhe të gjithë besimtarët shqiptarë, për shëndetin dhe shërimin e këtij shërbëtori të pakursyer të Zotit, që me dashuri dhe përkushtim hyjnor bëri aq shumë në ringjalljen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.”

Berisha ka theksuar kontributin e Kryepeshkopit Anastas në forcimin e Kishës Ortodokse dhe ka kërkuar që të gjithë të bashkohen në lutje për shëndetin e tij.

Të fundit