All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Akuzat për gjyqtaren Irena Gjoka, Çela: Po i verifikojmë! Deklarimi i rremë është vepër penale

All - Paragraf - 1

Akuzat për gjyqtaren Irena Gjoka, Çela: Po i verifikojmë!

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela po raporton sot në Kuvendin e Shqipërisë.

All - Paragraf - 3

Deputetët e PD-së e pyetën në lidhje me verifikimin e çështjes së gjyqtares së Posaçme Irena Gjoka, e cila akuzohet se ka fshehur një ndalim në Greqi.

I  pyetur se pse po zgjat kaq shumë hetimi dhe nëse është e jashtëligjshme kalimi i afateve prej 6 muajsh, Çela tha se ky process nuk ka afat për tu verifikuar plotësisht teksa shtoi se deklarimi i të dhënave të rreme përbën vepër penale. 

“Përbën vepër penale deklarimi i të dhënave të rreme në formularin e dekriminalizimit. Ne rezultatin e verifikimit ia dërgojmë atij që e ka kërkuar. Procesi i verifikimit nuk ka afat, zgjatet sa herë që është e nevojshme. Ligji na ngarkon të bëjmë verifikim të plotë. Në rastin në fjalë çështja lidhet me kthimin e përgjigjeve ndaj letërporosive, që nuk janë në dorën tonë”, tha Çela.

Të fundit