Flash News

E-TJERA

Kryeprokurori i shqetësuar për abuzimet me pronat: Ndërhyrjet në Kadastër janë tronditëse

Kryeprokurori i shqetësuar për abuzimet me pronat: Ndërhyrjet

Prokurori i Përgjitshëm Olsian Çela deklaroi se duhet të ndryshohet perceptimi se ligji zbatohet vetëm ndaj të dobëtve. Sipas tij, situata ka ndryshuar.

Në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Prokurorëve, Çela pranoi dhe evidentoi mungesën e besimit ndaj punës së prokurorëve.

“Ka një mosbesim të thellë, të përhapur ndaj punës tonë. Është e pafalshme që mosfunksionimi siç duhet i sistemit të drejtësisë të ju përcjellë qytetarëve ndjenjën e pafuqisë dhe dorëzimit të së keqes.

Duhet ta ndryshojmë njëherë e mirë perceptimin se ligji zbatohet vetëm ndaj të dobtëve. Ka ardhur koha që ta tregojmë me fakte ndarjen nga praktikat e së kaluarës”, tha Çela.

Ky i fundit ka folur edhe për abuzimet me pronat. Çela u shpreh se ka pasur ndërhyrjen në regjistrat e Kadastrës.

“Mbeten shumë shqetësuese rastet e abuzimeve me pronat, sidomos me ato në bregdet. Hetimet do të vijojnë të thellohen për nxjerrjen para përgjegjësisë penale ndaj çdo shkelësi të ligjit.

Ndërhyrjet në regjistrat e kadastrës për të cilat ka pasur disa denoncime publike janë tronditëse pasi përveç disa pasojave që mund të kenë shkaktuar, dëmtojnë besueshmërinë e institucioneve përgjegjëse për mbajtjen dhe sigurimin e tyre.

Hetimet kanë disa muaj që kanë nisur dhe publiku pret përgjigje të qarta për dëmin dhe autorin. Duhet të dalin përgjegjësit në të gjitha nivelet, kushdoqofshin ato dhe rezultatet duhet të i bëhen publikun”, tha ai.

 

Të fundit